Scotsman: Deklarata e Matherwell, gafë diplomatike
“Është një gafë e pastër diplomatike. Madhëruell FC, të premten publikoi një paralajmërim që nxiste tifozët e klubit të mos udhëtonin drejt Shqipërisë për ndeshjen e Ligës së Europës”. Sipas gazetës në fjalë, formacioni i Premier Ligës Skoceze tha se kishte marrë paralajmërime nga “Foreign Office” (Ministria e Jashtme) dhe policia e Strathclyde, për t’u rekomanduar fansave të tyre të rinë larg nga ndeshja jashtë shtëpisë kundër Flamurtarit (në Vlorë). “Megjithatë, të dy organizatat i mohuan pretendimet e klubit nga Lanarkshajr, duke pohuar se askush nuk kishte folur me ta”, -shton “Scotsman”.
Lajmi në fjalë, i postuar në faqen e klubit të Madhëruellit, provokoi reagimin e ashpër të tifozëve të tyre të etur për të ndjekur aventurën e ekipit të tyre në Europë. Gjithsesi, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme tha, se megjithëse ka zona me një përqindje krimi të lartë në Shqipëri, paralajmërimi i Modhëruellit për të mos u rekomanduar udhëtimin ne një vend ish-komunist, duhet të jetë rezultat i një “keqkuptimi informativ”.
Ajo tha: “Madhëruell nuk kontaktoi me ne. Unë e kuptoj se dikush në klub ka parë faqen tonë në internet dhe ka marrë prej saj disa informacione. Ka disa zona në Shqipëri, që mund të lidhen me shqetësimin e tyre, por ne nuk kemi vendosur asnjë lloj ‘zone të ndaluar’ kundër udhëtimit atje. Mendoj se këtu ka një lloj keqkuptimi nga moskomunikimi”.
Në të njëjtën linjë ishin edhe përfaqësuesit e “Strathclyde Police”, duke thënë se ata nuk kishin dhënë asnjë këshillë të tillë. Gjithsesi, klubi i Madhëruellit këmbëngul në të tijin. “Tifozët janë të lirë të bëjnë ç’të duan. Ne mund të kemi keqkuptuar lajmet e Ministrisë së Jashtme, por siguria e tifozëve është supreme. Deklarata jonë ndoshta nuk u shkrua me fjalët e duhura, por ka pasur qëllime të mira”. Në fakt, “Scotsman” shkruan me respekt për Flamurtarin, duke theksuar faktin se skuadra vlonjate ka luajtur në Europë edhe kundër Barcelonës, gjë që një histori të tillë nuk e ka Madhëruell.
DEKLARATA
ÇFARË SHKRUHEJ ATY
“Tifozët duhet të jenë të vetëdijshëm, se në interes të sigurisë së tyre, të dyja, si Ministria e Jashtme (britanike) ashtu dhe Strathclyde Police, kanë paralajmëruar fansat të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë javën e ardhshme. Për pasojë, klubi nuk do të marrë me qira një çarter dhe u kërkon fansave ta konsiderojnë udhëtimin si shumë serioz”.
Vlora sipas "Scotman"
Gazeta skoceze ka bërë një përshkrim interesant të qytetit të Vlorës: “I vendosur në gjirin e Vlorës, qyteti është i rrethuar nga gjelbërimi dhe korije me ullinj. Është në ndërtim e sipër një strehim detar në bregun e Vlorës dhe një port i madh tregtar. Rakia, një pije alkoolike tradicionale e nxjerrë nga rrushi, është konsideruar si shumë e mirë në Vlorë. Historia e qytetit të Vlorës daton në vitin 600 para Krishtit. Klima është tipike mesdhetare, me një të ftohtë të lagësht në dimër dhe një të nxehtë e verë të thatë në verë, ku temperaturat shkojnë edhe 40 gradë celsius gjatë qershorit, korrikut, gushtit dhe shtatorit. Vlora ishte një bastion i Enver Hoxhës, ish-diktatorit shqiptar”.
start/as