KRrTRSH miraton masterplanin për Porto Romanon
"Kjo do të jetë zona më e fuqishme industriale e vendit, e cila do të gërshetojë një nga nyjet energjetike më të rëndësishme të Shqipërisë dhe Ballkanit dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 810 ha"-tha kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverisë kërkoi që të kontraktohet një kompani serioze e cila të përcaktojë qartësisht se cilat do të jenë kapacitetet energjetike të termocentraleve që do të ngrihen në atë zonë, pa cënuar aspak standardet mjedisore.
"Ka një studim paraprak që bën një farë vlerësimi dhe përcaktimi se çfarë kapacitetesh mund të kenë TEC-et që do të ndërtohen aty. TEC-et mund të jenë me gaz, biomasë, naftë, qymyr, dhe mbi bazën e këtyre kapaciteteve prodhojnë edhe një ndotje që duhet të jetë nën kufijtë e lejuara", tha Kryeministri Berisha.
Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha vuri në dukje se "TEC-i i ndërtuar në Vlorë prodhon një ndotje dy herë nën standardin europian". Sipas tij "në zbatimin e këtij studimi duhet marrë parasysh se përreth, ka një zonë turistike shumë të rëndësishme dhe një qytet kryesor të vendit".
"Në mënyrë absolute antiglobalistët nuk do të mund të diktojnë asgjë. Ata nuk përfaqësojnë interesa të qytetarëve, por ne ruajmë ndjeshmërinë maksimale ndaj interesave të qytetarëve dhe të vendit", vijoi Kryeministri Berisha. Mjedisi i pastër është diviza e veprimtarisë së kësaj Qeverie, tha më tej Kryeministri, duke shtuar se "kjo zonë ndodhet në një pozicion gjeografik mjaft të përshtatshëm për të gjithë Shqipërinë".
Gjatë miratimit të këtij masterplani u vendos gjithashtu që gjatë fazës së zbatimit të studimit të merret edhe miratimi me shkrim nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. Ky këshill ka vendosur që depozitat e karburanteve në Porto Romano të merren nga Shoqëria "Anoil".
Sipas vendimit, parku i rezervave për karburant është parashikuar të ndërtohet në një sipërfaqe prej 14000 m2 dhe për një kapacitet prej 15 000 m3. Ky park do të shtrihet në pjesën veriore të qarkut të Durrësit, rreth 1 km larg bregdetit, dhe do të shërbejë për depozitimin dhe shpërndarjen e karburantit kryesisht benzinë dhe gazoil.