“Scotsman”: “Vlora, ish-bastion i Enver Hoxhës, por ka raki të mirë”
Skocezët pranojnë fajin: “Gabuam për Shqipërinë, bëmë gafë diplomatike”. Shtypi britanik kërkon falje në prag të ndeshjes Flamurtari-Madhëruell
Dash Frashëri
Deklarimi i drejtuesve të Madhëruellit, klubit skocez që do të përballet me Flamurtarin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës, që u rekomandoi tifozëve të tij të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë për arsye rreziku, është konsideruar nga mediat britanike si një “diplomatic gaffe” (gafë diplomatike). Lajmi jepet nga gazeta skoceze “Scotsman”. “Është një gafë e pastër diplomatike. Madhëruell FC, të premten publikoi një paralajmërim që nxiste tifozët e klubit të mos udhëtonin drejt Shqipërisë për ndeshjen e Ligës së Europës”. Sipas gazetës në fjalë, formacioni i Premier Ligës Skoceze tha se kishte marrë paralajmërime nga “Foreign Office” (Ministria e Jashtme) dhe policia e Strathclyde, për t’u rekomanduar fansave të tyre të rinë larg nga ndeshja jashtë shtëpisë kundër Flamurtarit (në Vlorë). “Megjithatë, të dy organizatat i mohuan pretendimet e klubit nga Lanarkshajr, duke pohuar se askush nuk kishte folur me ta”, -shton “Scotsman”. Lajmi në fjalë, i postuar në faqen e klubit të Madhëruellit, provokoi reagimin e ashpër të tifozëve të tyre të etur për të ndjekur aventurën e ekipit të tyre në Europë. Gjithsesi, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme tha, se megjithëse ka zona me një përqindje krimi të lartë në Shqipëri, paralajmërimi i Modhëruellit për të mos u rekomanduar udhëtimin nj një vend ish-komunist, duhet të jetë rezultat i një “keqkuptimi informativ”. Ajo tha: “Madhëruell nuk kontaktoi me ne. Unë e kuptoj se dikush në klub ka parë faqen tonë në internet dhe ka marrë prej saj disa informacione. Ka disa zona në Shqipëri, që mund të lidhen me shqetësimin e tyre, por ne nuk kemi vendosur asnjë lloj ‘zone të ndaluar’ kundër udhëtimit atje. Mendoj se këtu ka një lloj keqkuptimi nga moskomunikimi”. Në të njëjtën linjë ishin edhe përfaqësuesit e “Strathclyde Police”, duke thënë se ata nuk kishin dhënë asnjë këshillë të tillë. Gjithsesi, klubi i Madhëruellit këmbëngul në të tijin. “Tifozët janë të lirë të bëjnë ç’të duan. Ne mund të kemi keqkuptuar lajmet e Ministrisë së Jashtme, por siguria e tifozëve është supreme. Deklarata jonë ndoshta nuk u shkrua me fjalët e duhura, por ka pasur qëllime të mira”. Në fakt, “Skotsman” shkruan me respekt për Flamurtarin, duke theksuar faktin se skuadra vlonjate ka luajtur në Europë edhe kundër Barcelonës, gjë që një histori të tillë nuk e ka Madhëruell.
DEKLARATA
ÇFARË SHKRUHEJ ATY
“Tifozët duhet të jenë të vetëdijshëm, se në interes të sigurisë së tyre, të dyja, si Ministria e Jashtme (britanike) ashtu dhe Strathclyde Police, kanë paralajmëruar fansat të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë javën e ardhshme. Për pasojë, klubi nuk do të marrë me qira një çarter dhe u kërkon fansave ta konsiderojnë udhëtimin si shumë serioz”. Gazeta skoceze ka bërë një përshkrim interesant të qytetit të Vlorës: “I vendosur në gjirin e Vlorës, qyteti është i rrethuar nga gjelbërimi dhe korije me ullinj. Është në ndërtim e sipër një strehim detar në bregun e Vlorës dhe një port i madh tregtar. Rakia, një pije alkoolike tradicionale e nxjerrë nga rrushi, është konsideruar si shumë e mirë në Vlorë. Historia e qytetit të Vlorës daton në vitin 600 para Krishtit. Klima është tipike mesdhetare, me një të ftohtë të lagësht në dimër dhe një të nxehtë e verë të thatë në verë, ku temperaturat shkojnë edhe 40 gradë celsius gjatë qershorit, korrikut, gushtit dhe shtatorit. Vlora ishte një bastion i Enver Hoxhës, ish-kryeministrit shqiptar”.
Vata: “Madhëruell kujdes, Flamurtari ka ndalur Barcelonën!”
Rudi Vata, ish-mbrojtësi i Sëlltikut në Skoci, tashmë një prej agjentëve të njohur shqiptarë të FIFA-s, paralajmëroi përmes agjencisë britanike “BBC”, se Madhëruell nuk do ta ketë aspak të lehtë me Flamurtarin, madje ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare pohon se bashkëkombasit e tij janë të bindur në fitore. “Herën e fundit që (Flamurtari) luajti në Europë, luajti katër herë kundër Barcelonës dhe dolën të pamundur në tri ndeshje”, - tha Vata. “Geri Lineker luajti në ato takime, ku ndeshjet shkuan 1-1 (në Vlorë) dhe 1-0 (në Barcelonë). Fansat shqiptarë mendojnë se tani është koha për të pasur një shans tjetër dhe se ekipi (Flamurtari) mendon se Madhëruell nuk është një klub aq i madh”. Madhëruell në fakt, është “gjymtuar” nga përfundimi i kontratës së një numri lojtarëve, dhe në ndeshjen e parë kundër Lanelit në shtëpi pësoi një humbje shokuese 1-0, përpara se të rikuperonin me fitoren 3-0 në ndeshjen e kthimit në transfertë. “Nga ajo çfarë di nga futbolli shqiptar dhe skocez, mendoj se Madhëruell do të jetë më i fuqishëm nga ana fizike dhe kjo do të jetë një faktor vendimtar”, - tha Vata, një ish-futbollist i Kombëtares shqiptare. “Flamurtari është një ekip me lojtar të rinj, të cilët u promovuan në Ligën e Parë shqiptare para dy sezonesh. Fitoi Kupën (e Shqipërisë), por nuk bëri një sezon të madh. Ka disa lojtarë të rinj të talentuar, që u pëlqen të luajnë futboll, por që nuk kanë asnjë eksperiencë në fazën evropiane. Klubi nuk ka qenë në Europë prej një kohë, por herën e fundit që ka luajtur e ka bërë atë shumë mirë dhe ëndërrojnë ta bëjnë sërish tani”.
Në sezonin 1985-1986, Flamurtari barazoi 0-0 me Barcelonën në “Kamp Nou” për Kupën UEFA dhe u eliminua nga një gol i vonshëm në ndeshjen e dytë (1-1), që solli edhe eliminimin e vlonjateve nga ky aktivitet. Po në këtë Kupë, më pas, pas eliminimit të Vismut Aue e Partizanit të Beogradit, shorti i vendosi vlonjatët sërish kundër katalanasve, fitoi 1-0 në Vlorë dhe humbi 4-1 në Barcelonë. Vata pohoi se stadiumi i Flamurtarit do të jetë i mbushur plot dhe se temperaturat shumë të larta e të lagështa, mund të ndihmojnë skuadrën vendase ndaj skocezëve të mësuar me temperatura relativisht më të freskëta. Flamurtari-Madhëuell do të luhet, më 16 korrik 2009, ndërsa ndeshja e kthimit një javë më pas në Skoci.
Terri, paratë e tundojnë për te Siti
Xhon Terri është duke këmbëngulur të takohet me pronarin e Celsit, Roman Abramoviç, për të disktutuar në lidhje me të ardhmen e tij te Mançester Siti, që ka bërë një ofertë prej 200 mijë sterlinash në javë për mbrojtësin e Kombëtares angleze. Celsi ende nuk ka nënshkruar me ndonjë emër të madh gjatë merkatos së kësaj vere dhe Terri ka pikëpyetjet e tij në lidhje me performimin gjatë sezonit të ardhshëm të skuadrës së drejtuar nga italiani Karlo Ançeloti. Siti beson se me një marrëveshje në shumën e 35 milionë sterlinave mund ta bëjë të tijin një nga mbrojtësit më të fuqishëm në Angli dhe në botë. Terri, kapiteni aktual i Celsit, ka shprehur shqetësimin e tij në lidheje me dështimet e klubit për të tërhequr lojtarë të mëdhenj, ndërkohë që ai personalisht është duke kërkuar një rritje page prej 20 mijë sterlinash në javë, që do ta çonte pagën e tij në rreth 150 mijë sterlina në javë, diçka më pak se ajo që ai mund të fitonte te Mançester Siti. Celsi kërkon ta zgjidhë sa më shpejt që të jetë e mundur këtë çështje, përpara se skuadra të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të enjten e ardhshme, për të kryer fazën përgatitore dhe disa ndeshje miqësore. Terri, 28 vjeç, nënshkroi dy vjet më parë një kontratë pesëvjeçare, më të shtrenjtën në historinë e futbollit anglez, por që u kaluar vitin e kaluar nga shoku i tij i ekipit, Frenk Lampard. Mesfushori anglez u pagua me 140 mijë sterlina në javë, pasi nënshkroi një kontratë të re vitin e kaluar. Terri takoi Karlo Ançelotin, trajnerin e ri, për të parën herë ditën e enjte, me të cilin foli rreth sezonit të ardhshëm. Terri foli gjithashtu edhe me Eugene Tenenbaum, drejtorin e klubit, por asnjë ofertë nuk u bë. Mbrojtësi nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë publike rreth pozicionit të tij, derisa ai të ketë shansin të flasë personalisht me Abramoviçin, në lidhje me planet e klubit. Nga ana tjetër Mançester Siti shpreson se do të nënshkruajë me Karlos Tevezin, sulmuesin argjentinas që luajti për Mançester Junaitid dy sezonet e fundit, ndërkohë që Siti hoqi dorë nga sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o.
Vdes transvestiti i skandalit me Ronaldon
Andre Luiz Albertini, i mbiquajtur “Andrea”, transvestiti i skandalit me Ronaldon, vdiq dje në Rio de Zhaneiro. “Spitali das Clinicas”, atje dhe ku Albertini u shtrua me urgjencë, nuk hdha asnjë shkak për vdekjen. “Andrea” ishte e bërë e famshme pasi kishte denoncuar në prill të vitit të kaluar “Fenomenin” se nuk kishte paguar për “shërbimin” ndaj tij dhe transvestitët e tjerë, të cilët ishin në automjetin e fuoriklasit brazilian pas një ndeshjeje të Flamengos në “Maracana”, në të cilën kishte asistuar edhe Roni.
Mançester Siti lodhet nga Samuel Eto’o
Mançester Siti braktisi ofertën e tij për Samuel Eto’o. Siti i bëri një ofertë sulmuesit të Barcelonës për një shumë transferimit 25 milionë sterlina, ndërkohë që priste pranimin ose jo të ofertës për një shumë prej 200 mijë sterlina në javë. Mançesteri nis javën e ardhshme përgatitjet në Afrikën e Jugut. Shefi ekzekutiv i Sitit, Geri Kuk tha: “Samuel Eto’o është pa asnjë dyshim një futbollist cilësor, por rrethanat pranë tij nuk lejuan aspak kompletimin e marrëveshjes. Është koha të ndjekim pista të tjera. Ne kemi një plan të qartë dhe strategjik transferimesh të cilën do ta vazhdojmë”.
13 Korrik 2009