E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu i gjërave të çuditshme do kalojë nga shtëpia juaj



Një enciclopedi për njerëz dhe ndodhi të cuditshme, lojra të natyrës bashkuar me veçori interesante dhe njëkohësisht fantastike nga Shqipëria.“Besoje apo jo!” është një program me qëllim argëtues që do të fillojë transmetimet gjatë sezonit te verës 2009. Është një udhëtim hulumtues në të gjithë Shqipërinë por jo me një karakter kulturor apo historik. “Besoje apo jo!” do të jetë një kërkim i personazheve dhe ngjarjeve të çuditshme. Protagonistët do të jenë ata njerëz të cilet bëjne dicka ndryshe, që kane shpikur një objekt të veçantë, kane një mënyre tjetër të jetuari, apo i përkasin botës ekstreme të tipit Guinness (mbajnë frymën gjatë nën ujë, kanë shenjë perfekte kur gjuajnë një objekt etj). Në këtë program, të gjithë do të çuditeni me koleksionistët manjak të gjërave në dukje dhe të parëndësishme. Do të çuditeni me njerëz që kanë shpikur avione apo bëjne mullinj me erë, robote, motorra, pa pasur asnjë lidhje me fushën e mekanikës apo teknologjisë. Programi do të ketë dy pjesë. Pas pjesës së parë, çudirat shqiptare do të pasohen nga cudirat në mbare boten. Programi më i famshëm në Angli dhe SHBA “Ripley’s Believe it or not” me personazhe të jashtëzakonshem nga e cdo kënd i botës do ti bashkangjitet prodhimit shqipëtar. Në këte pjesë të dytë shikuesit do të kenë mundësi të njihen me më të famshmit e librit Guinnes. Udhëtimet nëpër Shqipëri dhe në botë do të jenë të serviruara nga një prezantues në studio në një program që do të zgjasë 60 minuta.

Miranda Kerr

Çmend fansat me trupin e zhveshur

E bëri për çështje ekologjike, të për bërë xheloz të fejuarin apo për të treguar trupin e bukur? Këtë herë Miranda Kerr, ëngjëlli i mrekullueshëm i veshjeve intime, zhvishet nudo pa një motiv të qartë. Rezultati “çmendi” të gjithë personat që vizituan faqet e internetit ku u hodhën fotografitë sepse nuk është shumë e rëndësishme pse ndodhi, në çdo rast është bukur ta shohësh kështu. Pa rroba por me klas. E fejuara e Orlando Blumit arrin të qëndrojë para objektivit pa asgjë në trup. Modelen jemi mësuar ta shohim duke sfiluar për pasarelat më të famshme të modës por edhe si një nga modelet e “Victoria’s Secret”. Kush e di sa xheloz ndihet Orlando... Mos ndoshta me këtë veprim ai nuk do t’i kërkojë të martohen? Ai i ka propozuar dy herë bukuroshes për t’u bërë bashkëshortja e tij dhe këtë verë mendon të bëjë të tretin.

DASHI

Edhe pse humori nuk është në maksimum, nuk është e drejtë të kapeni me ata që janë pranë jush, duke futur brenda mureve të shtëpisë tensionet. Studiojeni situatën dhe reflektoni për t’ia dalë mbanë.

DEMI
Dita do të rrjedhë e qetë dhe e këndshme. Kthimi në qytet i një miku të vjetër do të jetë një rast për të shprehur një nga performancat tuaja, duke lënë me gojë hapur të gjithë. Bëni shëtitje në natyrë.

BINJAKET
Nëse keni projekte për të realizuar, është momenti për të bërë përpara. Idetë dhe propozimet nuk do ju mungojnë dhe Saturni do të krijojë kushte për të kaluar shpejt në një fazë të rëndësishme vendimtare.

GAFORRJA
Seksi është mendimi juaj i vetëm këtë ditë të diel. Një shëtitje në natyrë do të bënte të ndiheshit më entuziastë se kurrë. Shfrytëzoni çdo moment romantik me të dashurin tuaj, provoni eksperienca të reja erotike.

LUANI
Aktiviteti profesional premton mirë. Vera ju fton të lëshoheni në aventura eksituese dhe ju të mblidhni me të dyja duart frutet e stinës. Mund të futeni në lojrat e plazhit pa frikë. Shëndeti paraqitet i mirë.

VIRGJERESHA
E zhvilloni punën që keni në mënyrën më të mirë, pa i lënë asgjë rastësisë. Nëse më në fund duke patur guximin në duart tuaja, jeni i vendosur të kërkoni atë takim që e keni ëndërruar shumë, mos ua thoni të tjerëve.

PESHORJA
Dita juaj do të fillojë me një sms në telefon çka do t’u bëjë të ndiheni shpirtërisht më pranë dikujt. Gatuani diçka për drekë sepse do të ishte mënyra më e mirë për të medituar. Kujdes me ëndërrimet!

AKREPI
Opozita e Hënës do t’ju bëjë të jeni shumë kritikues me kolegët dhe në mungesën më te vogël t’i kritikoni ata. Po jetoni një moment shumë të ëmbël me partnerin. Kujdesuni të mos prishni gjithçka.

SHIGJETARI
Liria është për ju thelbësore dhe e përditshmja ju rëndon si asnjëherë. Keni në dispozicion karikimin dhe pasionalitetin e duhur për të kaluar momentet e pasigurisë që sjell dashuria. Shëndeti i mirë.

BRICJAPI
Për të mundur të arrini një marrëveshje me familjarët, partnerin dhe bashkpunëtorët tuaj sot do të jetë pothuajse e pamundur. Ajo pak pakënaqësi që ndjeni do të jetë një stimul për të përmirësuar intensitetin në çift.

UJORI
Aktiviteti juaj kërkon ndoshta ndonjë sakrificë, por do të keni në të njëjtën kohë mundësi për të konsoliduar dhe forcuar pozicionin tuaj profesional. Shëndeti paraqitet i mirë, por bëni mirë të kontrolloheni.

PESHQIT
Edhe nëse Venusi vazhdon t’ju pengojë, duke krijuar konfuzion në sektorin dashuror, me mbështetjen e Hënës tek Bricjapi do arrini të dilni fitues. Do të largoni me vendosmëri melankolinë dhe çdo të keqë tjetër.

13 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›