E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi Sequi Presim garantimin e rolit te opozites

Pas takimit me shefin e ri te diplomacise shqiptare, ambasadori i Sequi beri nje parashikim edhe me optimist per marrjen e statusit ne dhjetor.

"Kjo arritje historike është e mundshme dhe e arritshme. Eshte e dukshme qe eshte angazhimi dhe perkushtimi i te gjitheve qe kjo te behet realitet dhe pas ketij bisede une u inkurajova pikerisht per kete gje", u shpreh Sequi.   Por ajo qe Brukseli kerkon nga mazhoranca e re eshte gjitheperfshirja, siç Sequi theksoi, me te cilen ka parasysh qasjen ndaj opozites dhe rolin e saj ne kete proces. "Rikonfirmova qëndrimin që ne do të vazhdojmë mbi arritjet e ndërtuara me mund nga Qeveria e shkuar për të shkuar drejt plotësimit të standardeve dhe kritereve të mbetura. Duke patur parasysh vullnetin e hekurt që ekziston dhe duke treguar sensin gjithëpërfshirës me opozitën parlamentare", u shpreh Bushati. Ndersa ambasadori i BE tha se ne marredheniet e Qeverise me opoziten pret realizimin e angazhimit qe Bushati ka nderrmarre ne kete takim me te, te cilin ai u perpoq ta citonte ministrin e jashtem ne gjuhen shqipe: "Të kthejmë murin në urë". / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›