Kupola e re e PS-së: Balancë krahinore, gjinore, fetare dhe brezash
Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare, qe krahas konstituimit, parashikon zgjedhjen e kryetarit të saj, Kryesisë dhe të Sekretariatit të PS-së.
Edi Rama ka propozuar Gramoz Ruçin, si kandidaturë të vetme për kreun e Asamblesë Kombëtare ndërsa shtoi se kjo nuk do të thotë që të mos propozohen kandidatuara të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për listën e kandidaturave për kryesinë dhe sekretariatin. Nga një vështirm i shpejtë i listës, bie në sy një balancë e mirë krahinore, gjinore, fetare dhe brezash. Gjen në të politikanë me origjinë nga çdo qark, me origjinë nga të katër komunitetet fetare të vendit, femra e meshkuj, dhe politikanë që kanë qenë në PS që në themelimin e saj apo që janë futur rishtas në politikë. I vetmi çbalancim që vihet re është ai i mospasjes së asnjë femre në sekretariat. Për tu shënuar është edhe përfshirja në listën e kryesisë e Arben Malajt, i cili deri para disa javësh, konsiderohej në media si iniciatori i krijimit të një partie të re të majtë. E. Zaloshnja/ respublica.al
Kryesia e propozuar nga Rama
Lista e femrave
Arta Dade
Adelina Farrici
Eglantina Gjermeni
Irena Kallço
Lindita Nikolla
Luiza Xhuvani
Mimi Kodheli
Vasilika Hysi
Valentina Leskaj
Mimoza Hafizi
Lista e meshkjuve
Namik Dokle
Gramoz Ruci
Pandeli Majko
Erjon Brace
Ben Blushi
Arben Malaj
Arben Isaraj
Besnik Bare
Ethem Ruka
Namik Kopliku
Shkëlqim Cani
Sajmir Tahiri
Ditmir Bushati
Dhimo Koti
Vangjush Dako
Qazim Sejdini
Niko Peleshi
Gëzim Tushi
Propozimet per sekretaret
Sekretar organizativ, Blendi Klosi
Sekretar për cështjet ligjore Damian Gjuknuri
Sekretar për programin, Ilir Beqja
Sekretar për pushtetin vendor, Bashkim Fino
Sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit, Arben Ahmetaj
Sekretar për burimet njerëzore, Armando Subashi
Sekretar për emigracionin dhe rininë, Erjon Veliaj
Sekretar për koalicionin, Ndre Legisi
Sekretar për koordinimin, Fatmir Xhafaj