S'do të ketë takim Obama-Thaçi

Kryeministri po qëndron për një vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar dje sekretaren e shtetit Hillary Clinton, ndërsa ka zhvilluar një takim me ish-sekretaren Medelin Allbraight kurse në orët e mbrëmjes sipas orës tonë lokale ai ka takuar edhe me zëvendëspresidentin, Joe Biden.
Sipas Kosovapress, edhe pse është pritur që të zhvillohet një takim mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe kryeministrit, Hashim Thaçi një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ndërkohe edhe ne njoftimin e Zyrës se Kryeministrit, pas takimin me Biden nuk është paralajmeruar takimi me Obaman.
"Thaçi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, nesër do të takojë Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, z. John Bryson, ndërsa të hënën me ftesën e Ambasadorit Christopher Hill do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit", thuhet ne njoftim.