E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga kërkon Al-Islamin

Tribunali i Hagës ka kërkuar nga autoritetet libiane dorëzimin e Saif Al-Islam, përkundër faktit që pushteti i Libisë synon që atë ta gjykojë në vend.

Djali i Gaddafit akuzohet për krime kundër njerëzimit. Pushteti në Libi ka njoftuar se do të mundohet të kundërshtojë kompetencat e Gjykatës së Hagës në këtë rast, megjithëse gjykata ndërkombëtare nënvizon se derisa të sillet vendimi përfundimtar Tripoli është i detyruar që ta dorëzojë Al-Islamin.

Kryeprokurori i Tribunalit, Luis Moreno Ocampo, deklaroi e është mirë që Saif Al-Islam është arrestuar, dhe se gjykata në Hagë do të jetë ajo që do të përcaktojë fatin e tij.

Saif Al-Islam u arrestua nga kryengritësit në muajin nëntor, në shkretëtirën libiane, derisa po mundohej të kalonte në Nigerin fqinj. Që nga atëherë dihet shumë pak për të. Saif akuzohet se në muajin qershor, së bashku me babain e tij dhe me shefin e shërbimit sekret libian, mori pjesë në vrasjen dhe përndjekjen e civilëve.

Pushteti libain dëshiron që ai për krimet e kryera të gjykohet në vend, andaj deri më tani nuk ka ndërmarrë asgjë për ekstradimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›