E Diel, 1 Nëntor 2026

Sdo te lejojme asnje shkelje ndaj konsumatoreve te energjise elektrike

Administratori i ri i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi u zotua se nuk do të lejojë asnjë shkelje ndaj konsumatorëve të energjisë elektrike. Në takimin e parë me punonjësit e CEZ-it, administratori shtetëror u shpreh qartë ku tha se qytetarët duhet të trajtohen si të ishin eprorë të tyre.
Zoti Dollapi përsëriti se do të ketë energji të pandërprerë për ata që e paguajnë atë, ndërsa premtoi zgjidhjen e shpejtë të stakimeve.
Pak më parë Enti Rregullator i Energjisë miratoi organigramën e re të punonjësve, propozuar nga zoti Dollapi.
Bordi i ERE-s miratoi edhe pagën e administratorit shtetëror të CEZ-it, e cila do të jetë në nivelin e 300 mijë lekëve.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›