Sekuestrohen 500 gram droge cokollate

Gjysmë kilogramë drogë çokollatë, e rrallë për në Shqipëri, është sekuestruar nga skuadra e antidrogës në Tiranë.
Marijuana e presuar dhe e përpunuar me vlerë 100 mijë lekë të reja, u është bllokuar dy të rinjve gjatë një operacioni të zhvilluar në afërsi të trenit.
Burimet policore thanë se lloji I lëndës narkotike është I rrallë për përdorim nga përdiruesit në Shqipëri, dhe prodhimi I saj është I destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.
Dy të arrestuarit, Aidi Dylberi, 24 vjec nga Tirana dhe Edmond Islamaj, 28 vjeç, nga Elbasani janë marrë në pyetje nga oficerët e antidrogës në lidhje me përpunimin e marijuanës në “çokollatë” dhe linjat e trafikimit të saj.
Burimet thanë për ABC News se sasi e drogës dyshohet të ishte dërguar si mostër nga Elbasani në Tiranë, dhe do i paraprinte ndonjë dërgesë më të madhe për në vendet e BE.