E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së bashku kundër pronarëve amerikanë

Sipas tabloidit “Manchester Evening News”, mbështetësit e klubeve që historikisht kanë qenë rivalë jo vetëm në futboll, do të bëjnë një shfaqe të paprecedent bashkimi më 21 mars, kur dy ekipet do të përballen në “Old Traford”.

Gazeta shkruan se tifozët e dy skuadrave tashmë kanë hyrë në bisedime, megjithëse ende asgjë nuk është finalizuar. Prandaj mbetet për t’u parë nëse kjo aleancë do të krijohet. “Ka pasur bisedime me përfaqësues të dy palëve dhe premisat janë që kjo iniciativë të realizohet me sukses”, shkruan “MEN”, duke cituar një burim anonim.

“Kjo tregon më së miri gjendjen e futbollit në këtë vend: dy rivalët më të mëdhenj bisedojnë të bashkohen. Është një çështje shumë e ndjeshme”, thuhet më tej në artikullin e tabloidit britanik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›