“S’e dija që i nxirrte makineria”, vëzhguesi socialist mban shënim numrat rendorë të votuesve
Një problematikë është konstatur në një nga qendrate votimit të Komunës së Bradaseshit. Një vëzhgues i Partisë Socialiste ka rezultuar që mbante në një listë me shkrim dore numrat rendorë të zgjedhësve që vinin të votonin në atë KZAZ.
I pyetur për arsyen e mbajtjes së kësaj liste, ai tha se është për të ditur numrin e qytetarëve të cilët kanë shkuar të votojnë.
“Thjesht të dimë sa pjesëmarrja ka, për të thënë sa pjesëmarrës ka tani. Për të nxjerrë përfundimin që jemi tani, për të nxjerrë totalin”, tha ai për gazetarin e “Euronews”.
Ai pretendoi se nuk kishe dijeni që makineria e nxirrte elektronikisht në kohë reale numrin e pjesëmarrësve në votim.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
