E Diel, 1 Nëntor 2026

Probleme me identifikimin elektronik, Celibashi: Kemi kërkuar falje! Çfarë të bëjmë më tepër?

Probleme me identifikimin elektronik, Celibashi: Kemi kërkuar falje!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar falje për problemet e shkaktuara nga mungesa e identifikimit elektronik.

Në një komunikim për mediat ku dhe bëri përmbledhjen e situatës deri tani, Celibashi tha se marrin ëprgjegjësi të plotë lidhur me problemet e shkaktuara si mungesë e identifikimit elektronik.

“Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”, tha Celibashi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›