E Diel, 1 Nëntor 2026

PS fitoi Elbasanin, Tedi Blushi ngre akuza: Operacion mafioz i Edi Ramës me votimin elektronik

PS fitoi Elbasanin, Tedi Blushi ngre akuza: Operacion mafioz i Edi Ramës me

Partia Socialiste fitoi Bashkinë e Elbasanit, teksa qytetarët i besuan një mandat të dytë Gledian Llatjas.

Votimi në Elbasan u krye me elektronikë, dhe rezultati doli menjëherë pas mbylljes së procesit. Megjithatë ky proces u shoqërua me problematika. Gjatë mëngjesit pati raportime se vota e qytetarëve i shkonte vetëm një kandidati, pavarësisht se kë votonin.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai ngre akuza lidhur me votimin elektronik në Elbasan.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja!

Operacioni mafioz i Edi Ramës për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar!

Të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për kandidatët tanë!

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›