Milan prezanton Amelian

Marco Amelia edhe zyrtarisht është futbollist i Milanit. Ish portieri i Genoas e ka kaluar me sukses vizitën mjekësore në natën e së martës, ndërsa ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin Rossoner.
“Është një nder për mua të jem këtu. Do të jem në dispozicion të trajnerit Allegri me vendosmëri dhe përulësi. Do të bëj gjithçka për ta shpaguar besimin që m’u dha. E falënderoj presidentin Preziosi, ekipin Genoa dhe të gjithë tifozët e saj”, tha ish portieri i Palermos.
Amelia ka arritur si huazim te Milan, i cili e ka të drejtën e blerjes përfundimtare pas një viti, për 2.5 milionë euro.