Së paku 8 të vdekur nga përmbytjet në Evropë

Berlin, 8 gusht - Së paku tetë persona kanë humbur jetën deri tani nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha në Poloni, Gjermani dhe çeki, kanë njoftuar zyrtarët e këtyre vendeve.
Katër persona janë mbytur në çeki, tre kanë vdekur në Gjermani e një në Poloni si pasojë e reshjeve.
Niveli i ujërave të lumenjve në zonat kufitare mes tre vendeve ka njohur rritje të ndjeshme. Në një numër rajonesh janë dhënë urdhrat për evakuim, transmeton AP.
Shirat e mëdha kanë shkaktuar dje përmbytje edhe në krahinën e Austrisë së Ulët, ndërsa në vende të caktuara është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.