E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra me taksitë më të mirë në botë

Londër/Romë, 8 gusht - Taksitë e Londrës, me shoferët e tyre miqësorë, të cilët e dinë se nga po shkojnë, janë renditur si më të mirët në botë, sipas një sondazhi të përvitshëm për taksistët.
Ky sondazh i kryer nga faqja e internetit e turizmit "hotels.com" tregon se taksistët e Londrës, edhe pse janë më të shtrenjtit, i mposhtën rivalët e tyre në mbarë globin edhe për të tretin vit radhazi, duke grumbulluar gjithsej 59 për qind të votave në disa kategori, transmeton MIA. 
Taksitë e Londrës janë votuar si më miqësorët dhe më të dijshmit. Shoferët në kryeqytetin e Anglisë duhet t’i nënshtrohen një testi rigoroz të titulluar "Mençuria" për të marrë licencën e taksistit.
Taksistët e verdhë në New York janë të dytët në radhë, duke grumbulluar vetëm 27 për qind të votave e që është 10 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse taksistët e lagjes Manhattan të New Yorkut dhe ata të Parisit janë shpallur si më të këqijtë. Sipas pasagjerëve, në New York ka më së shumti taksi të lirë.
Taksistët e Romës janë shpallur shoferët më të këqij, ku një nga 10 pasagjerët e anketuar mendojnë se kryeqyteti i Italisë ka taksistët më të këqij në botë sa i përket vozitjes.
Ky sondazh për "hotels.com" është pjesë e "Expedia Group", ndërsa në të janë anketuar 1 900 pasagjerë ndërmjet 11-28 majit të këtij viti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›