Thirrje për shtyrjen e referendumit për jugun e Sudanit

Khartoum, 8 gusht – Referendumi për pavarësinë e jugut të Sudanit, i cili është caktuar për 9 janar të vitit të ardhshëm, mund të shtyhet për të lejuar më shumë kohë për përgatitjen e tij, ka paralajmëruar sot një anëtar i komisionit për referendumin.
“Koha që ka mbetur nuk mjafton për mbajtjen e referendumit”, deklaroi për AFP Tarek Osman al-Taher.
Jugu i Sudanit pritet të zgjedhë në janar që të pavarësohet apo të mbetet pjesë e Sudanit të bashkuar.
Referendumi ishte dispozita kryesore e marrëveshjes paqësore të vitit 2005 midis veriut dhe jugut, që i dha fund luftës civile prej disa dekadash.