E Diel, 1 Nëntor 2026

Se shpejti pritet rezultati zyrtar i votimeve per Bashkine e Tiranes

Zedhenesi i KQZ Leonard Olli tha se rezultati nga perfundimi i numerimit te fleteve te kontestuara do te perpunohet dhe me pas do ti shtohet tabeles permbledhese te rezultateve. Ne nje deklarim per mediat Olli theksoi se procesi i numerimit te fleteve te kontestuara ka qene transparent dhe i sigurte

Opozita Rezultati i manipuluar

Por perfaqesuesi i opozites ne KQZ e cilesoi procesin e numerimit te fleteve te hedhura gabim te shoqeruar nga parregullsi te ndryshme per te cilat PS-ja do te thote fjalen e saj. Kjo parti ka paralajmeruar se nuk do ta njohe rezultatin qe pritet te shpalle KQZ-ja pasi sipas saj ai eshte i manipuluar.

Numerimi i votave te kontestuara erdhi ne zbatim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor pas ankimimit te PS-se per shpalljen nga ky kolegj si antiligjor te ndryshimit nga KQZ-ja te tabeles perfundimtare te rezultateve si pasoje e vleresimit te fleteve te votimit qe zgjedhesit me 8 maj i hodhen ne kuti te gabuara. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor jane te pakthyeshme.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›