Rajmond Kola Si do te mbrohet Butrinti
I emeruar vetem pak jave me pare ne krye te Parkut Kombetar te Butrintit Rajmond Kola ka nje plan te vetin te menaxhimit. Se pari ai i meshon idese se Butrinti nuk eshte vetem dhe thjesht per turistet por duhet te administrohet ngushte me komunitetet rreth tij per te kaluar me tej ne persosjen e te gjithe sistemeve te kesaj zone arkeologjike. Sipas Koles vetem gjate muajit gusht Butrintin e kane vizituar me bilete 17650 vizitore dhe te ardhurat i kane kapercyer te 65 mije dollaret duke theksuar se tashme eshte garantuar nje sistem qe nuk lejon abuzimet me biletat mjaft te diskutuara ne te shkuaren. Ne intervisten e meposhtme Kola flet per te gjitha prioritetet e punes se tij.
Prej pak javesh ju jeni emeruar drejtor i Parkut Arkeologjik Kombetar te Butrintit. Cfare situate keni gjetur ne kete park
Natyrisht nje situate komplekse ku nderthuret nje pune e ketyre viteve per ta mbrojtur dhe zhvilluar Parkun Kombetar nga nje staf kryesisht me pervoje te gjate ne Butrint me nje seri problematikash qe nisnin nga ato me emergjentet e deri tek ato qe kerkojne fuqi per tu zgjidhur jashte autoritetit te zyres qe administron parkun. Zemra e Parkut Kombetar e cila perfshin pasurite arkeologjike dhe monumentet rreth 16 ha eshte ne gjendje relativisht te mire por gjate sezonit turistik ajo kerkon nga njera ane sherbime cilesore ndaj vizitoreve dhe nga ana tjeter masa mbrojtese pasi ritmi i larte i vizitoreve eshte edhe kercenim per monumentet dhe per vete parkun.
Duke e filluar punen ne mesin e gushtit ne pikun e sezonit turistik jam perballur qe ditet e para me disa probleme emergjente si mungesen e ujit domosdoshmerine e ngritjes se nje skeme te re te menaxhimit te mbeturinave me tej me ndertimin e nje skeme te re te menaxhimit te hyrjes se vizitoreve berjen me efikase te skemes se mbrojtjes nga zjarri dhe me disa probleme teknike ne Muzeun Arkeologjik. Nga prilli deri ne tetor parku funksionon 12 ore ne dite dhe kapacitetet njerezore per ta perballuar ngarkesen qe krijohet kane qene te pamjaftueshme. Ndersa eshte bere nje pune kolosale per planin e menaxhimit mjedisor i cili eshte gati per miratim nuk eshte finalizuar ende plani i menaxhimit per arkeologjine dhe monumentet. Parku gjithashtu nuk ka marre ne administrim mjaft nga asetet per te qene violine e pare e mbrojtjes administrimit dhe menaxhimit te tyre. Po ashtu konceptet per menaxhimin e integruar te zones kane nevoje te zhvillohen me shpejtesi duke bashkerenduar perpjekjet vecanerisht me komunat fqinje Ksamilin Xarren dhe Alikon komunitetin e zones dhe disa institucione ne varesi te ministrive te tjera si Agjencine e Mjedisit Drejtorine e Peshkimit Drejtorine e Pyjeve dhe Kullotave Drejtorine e Bujqesise etj. Mjafton tju sjell nje shembull te thjeshte qe diten e pare te udhetimit per ne park nga rruga e re e sapoasfaltuar e Soronese kam gjetur buze rruges nje pike te vogel te grumbullimit te mbetjeve urbane te Komunes se Xarres. Kjo pike ne zonen B te parkut disa kilometra larg qendres arkeologjike eshte e papranueshme pasi ndot mjedisin dhe perhap nje imazh jo te mire. Kam nisur menjehere nje komunikim intensiv qe probleme te tilla te gjejne zgjidhje nga aktoret pergjegjes.
Cila ka qene platforma juaj ne rolin e administruesit te ketij parku
Se pari ngritja e menaxhimit dhe administrimit te parkut jo mbi baza individesh por ne nje sistem kompleks dhe harmonik i cili nis qe nga mjediset e punes dhe funksionimit te stafit dhe deri te persosja e gjithe sistemeve atij te ruajtjes dhe mbrojtjes se parkut sistemit te sherbimeve ndaj vizitoreve sistemit te punes se specializuar per monitorimin dhe mirembajtjen hap pas hapi te monumenteve dhe zones arkeologjike sistemit te hartimit te projekteve ne arkeologji monumente mjedis dhe turizem ngritjes se partneriteteve brenda dhe jashte vendit sistemit te nje promocioni me te madh dhe me te mire per Parkun Kombetar te Butrintit etj. E kam gjetur zyren e Parkut Kombetar ne Sarande te futur gati ne nje qilar ku ne pak metra katrore punojne 6 persona pa asnje mjedis ndihmes dhe ku ndodhet e gjithe baza materiale e parkut. Ndaj ketij mjedisi edhe Bashkia e Sarandes ka pretendimin e saj pronesor per tia dhene Muzeut Etnografik. Ndaj e kam vleresuar te papranueshme kete situate pasi nje thesar i Mesdheut sic eshte Butrinti nuk mund te administrohet nga nje qilar disa metra nen toke ku nuk ka mundesi te thithet edhe ajer. Kam ndertuar nje projekt te transferimit te stafit duke kerkuar mjedise te reja pune ne qender te qytetit te Sarandes me nje imazh te ri dhe me mundesi sherbimesh. Besoj se kjo gje do te behet realitet gjate ketyre diteve dhe krahas nje energjie te re te stafit do te kemi mundesi te afrojme prenotimin nga operatoret turistike te biletave te grupeve te organizuara qe ne Sarande per te mos krijuar asnje vonese me pas ne Butrint. Mjediset e reja do te na japin mundesine e krijimit te nje arkivi elektronik me nje baze te dhenash per gjithe punen e kryer ne Butrint te kerkuar nga misionet e meparshme te UNESCO-s. Paralelisht po aktivizojme me shpejtesi dy mjedise te vogla administrative ne Parkun e Butrintit te cilat do te sherbejne per punen intensive te nje pjese te stafit vecanerisht ne sezonin turistik nga prilli deri ne tetor dhe per aktivitete te ndryshme. Keto dite ne nje prej ketyre mjediseve do te ndermarrim nismen e krijimit te nje biblioteke me botime per Butrintin dhe trashegimine kulturore dhe te nje laboratori te vogel mesimor. E ardhmja e afert e funksionimit te stafit do te jete ne zonen brenda parkut. Qe kete vit mbetet te punohet ne projektet per krijimin e mundesive te komunikimit telefonik dhe lidhjes me internetin ngritjes se nje sistemi mbrojtes nga rrufete gjate periudhes se dimrit dhe pranveres por edhe ofrimit te sherbimeve bankare ne Butrint.
Se dyti nje tjeter angazhim thelbesor ne kete periudhe eshte percaktimi i programeve te mirembajtjes konservimeve dhe punes kerkimore ne Parkun Kombetar. Inventari dhe dokumentimi i mjaft prej monumenteve kane nevoje te perterihen dhe kjo baze e te dhenave ka nevoje per nje standardizim te ri mbi baze te kritereve qe zbatohen sot ne pasurite boterore te ketij lloji.
Jam i bindur qe nevojat e medha padyshim do te bien ne kundershtim me fondet e pakta dhe ndihmen e kufizuar teknike por besoj se per vitin e ardhshem do te kemi nje program ambicioz. Se treti pjese e platformes afatshkurter eshte permiresimi i sherbimit ndaj vizitoreve. Po punojme per nje studim mbi nje sistem elektronik te biletarise qe do te frenonte cdo lloj abuzimi me biletat. Po punojme keto dite gjithashtu per nje kuader rregullues te te gjitha sherbimeve te tjera ne park si ate te tregtimit te suvenireve tregtimit te librave tregtimit te ujit etj.
Cfare do te thote per ju angazhimi ne fushen e trashegimise kulturore
Kam mbi 12 vite qe merrem me aktivitete ne fushen e trashegimise turizmit dhe mjedisit here si konsulent per programe nderkombetare apo te shoqerise civile here si drejtues dhe pergatites botimesh mjedisore e turistike here si ndihmes per raportet e keshillimit me publikun per keto ceshtje. Si njeri i medias trashegimia mjedisi dhe turizmi kane zene nje vend jo te vogel ne raportimet e mia radiofonike apo televizive qe nga Berati Korca Vlora e deri ne Gjirokaster e Sarande. Duke ngritur per here te pare dhe drejtuar per tre vjet zyren e administrimit te Qendres Historike te Gjirokastres ishte nje angazhim me i thelle dhe nje njohje me e mire si e kuadrit ligjor shqiptar dhe e partneriteteve me institucionet shqiptare te trashegimise kulturore por edhe raporteve me institucionet nderkombetare UNESCO ICOMOS zyren e UNESCO-s ne Venecia etj.
Vetem disa dite me pare ekspertet e UNESCO-s dhe ICOMO-s u shprehen te pakenaqur per menyren e menaxhimit te parkut. Cilat ishin mangesite e vena ne dukje
Te jemi korrekte ekspertet e UNESCO-s vijne per te vleresuar dhe vleresimet i perfshijne ne nje raport rekomandimesh te cilat i paraqiten Komitetit te Trashegimise Boterore dhe autoriteteve shqiptare. Procesi i vleresimit te tyre ne misionin e fundit kaloi ne nje diskutim me ekspertet shqiptare dhe drejtuesit e institucioneve. Nuk kemi marre tone pakenaqesie apo vetekenaqesie gjate misionit. Kemi kryer bashkerisht nje diskutim dyditor dhe nje veshtrim ne vend te disa prej ceshtjeve te menaxhimit te parkut dhe efekteve te ndertimit te rruges. Rekomandimet e pritshme padyshim jane te mirepritura pasi do ta ndihmojne menaxhimin e Butrintit ne nje stad te ri duke kombinuar me mire menaxhimin e pasurive arkeologjike dhe monumenteve me pasurine mjedisore. Per mua si drejtor i ri i parkut rekomandimet perbejne edhe nje trase per te ecur me te filluar detyren ne raport me detyrimet qe kemi ndaj organizmave nderkombetare.
Cilat do te jene masat qe ju do te merrni ne kete drejtim
Nje nga rekomandimet e pritshme besoj se do te jete finalizimi i planit te menaxhimit arkeologji-monumente 2007-2012ndashdraft duke e kombinuar me planin e menaxhimit mjedisor.
Kemi nisur qe tani te punojme per platformen e grupeve te eksperteve qe do ta ridimensionojne te gjithe kete proces per te finalizuar nje dokument te plote. Lidhur me rekomandimet e pritshme per rrugen padyshim do te kete nje reagim te integruar te te gjitha strukturave shqiptare arkeologjise monumenteve vete parkut Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve ne aspektin e riperteritjes se vegjetacionit te demtuar nga trajektorja e rruges mbrojtjes se monumenteve te dala ne pah dhe zones arredimit teresor mjedisor e peizazhor te kesaj rruge turistike nga nje arkitekt i specializuar ngritjen e sherbimeve te reja si qendrave te informimit turistik dhe zonave te parkimit qe parashikohen ne kuadrin e Programit te Menaxhimit te Integruar te Bregdetit krijimit te korsise per bicikletat etj.
Rruga nga Ksamili ne Butrint eshte kthyer ne nje fakt mjaft te debatueshem. Si drejtor i sapoemeruar cili do te jete roli juaj ne vazhdimin e projektit qe do te kerkoje edhe perfshirjen e sugjerimeve te specialisteve
Kam ndjekur si njeri i shtypit debatet gjate periudhes se veres dhe disa shkrime mbi kete ceshtje. E kam pare si nje aspekt pozitiv fokusimin e Butrintit jo vetem ne ceshtjen e rruges por edhe te frenimit te ndertimeve te paligjshme ne zonen e Ksamilit dhe trajtimit me realizem te problemeve sociale qe jane prodhuar ne kete zone nga nderhyrja per shkaterrimin e konstruksioneve te paligjshme. Qe ne ditet e para ne kontaktet e para me programe nderkombetare kam kerkuar nderhyrjen ne Ksamil me projekte te vogla komunitare. Miqesimi i parkut me hallet e njerezve ne zonat fqinje do te jete per mua nje impenjim i perhershem. Tashme te gjithe jane siguruar nga strukturat perkatese se projekti i zgjerimit te rruges se re mbyllet 1.2 km larg zemres se parkut duke krijuar keshtu mundesine e evidentimit te siteve te reja nga krahu i siperm ku priten germimet e ardhshme. Ne Planin e Menaxhimit Mjedisor eshte siguruar tashme nga ekspertet por edhe politikeberesit vijimi i komunikimit me Lundren e Vogel ne Kanalin e Vivarit duke mos i dhene akses levizjes se shtuar te mjeteve te vogla pasi per te medhate as qe behet fjale sepse nuk mund te kalojne mbi Lundren e vogel. Realitetet e reja rrugore ne kete zone gjithashtu i kane dhene hapesire te re levizjes dhe qarkullimit tregtar pa e cenuar Butrintin.
Cila eshte pritshmeria juaj ndaj ekspeditave apo projekteve per studime qe synojne Butrintin
Duhet nje frymemarrje e re vecanerisht ne projektet nderkufitare me Italine dhe Greqine per sa i perket zhvillimit te qendrueshem ekonomik dhe turistik te zones dhe nderkaq nxitje e qarqeve profesionale per hulumtime dhe kerkime por edhe shkembim pervoje per pjesen arkeologjike dhe te monumenteve duke perfituar jo vetem financime nga buxheti por edhe nga grante te vogla. Duke bashkepunuar ngushte me Institutin e Monumenteve te Kultures Institutin e Arkeologjise dhe agjenci te tjera do te nxisim sidomos bashkepunimin e parkut me universitetet brenda dhe jashte vendit por edhe me OJF-te shqiptare dhe te huaja qe punojne per trashegimine dhe mjedisin fondacionin Butrinti etj.
Keto dite sapo kam nisur komunikime me Italine fqinje per te eksploruar ne arkiva ku flitet per Butrintin ato te periudhes veneciane apo te kerkimeve nga Ugolini. Po keshtu edhe arkivat otomane kane pasuri dokumentare per Butrintin ku duhet te kryhen hulumtime dhe ku nevojitet hapja e rruges per studiuesit.
Perpjekjet e mia ne cdo moment do te jene maksimale per te zgjidhur ne Butrint problemet pa krijuar probleme. Kjo se bashku me sfiden time per menaxhimin e integruar te gati 86 kilometrave katrore te Parkut Kombetar dhe per ta pare Butrintin si shtepine e perbashket jo vetem te zyres qe e administron por te gjithe aktoreve te tjere pergjegjes.