E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Topit Krenar per miqesine tone

Presidenti i SHBA-se telegram urimi homologut te tij me rastin e 28 Nentorit

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama ka uruar homologun shqiptar Bamir Topi me rastin e festes se Pavaresise se Shqiperise me nje telegram te posacem ku shprehen ndjenjat me te mira te popullit amerikan ndaj atij shqiptar. Ne kete telegram theksohet

I dashur zoti President
Me rastin e 28 Nentorit Dites se Pavaresise se vendit tuaj ju shpreh urimet me te mira per ju dhe popullin shqiptar
Ne kete vit te njezete te rivendosjes se marredhenieve dypaleshe diplomatike ne festojme miqesine e forte mes dy popujve tane. Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane krenare qe qendrojne krah per krah me Shqiperine ne Afganistan. Ne e kemi ruajtur perkushtimin tone te perbashket e te palekundur per sigurine dhe begatine e Ballkanit. Qeveria amerikane vazhdon te mbeshtese fuqimisht perpjekjet e vazhdueshme te Shqiperise per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian dhe presim diten kur te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor te jene integruar ne nje Europe te plote te lire dhe ne paqe. Ju lutem pranoni urimet me te mira te popullit amerikan ne pervjetorin e pavaresise se vendit tuaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›