Seanca e ‘Plumbit të Artë’/ Nuredin Dumani rrëfen njohjen me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën, si u organizua grabitja e argjendarit në Elbasan

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dëshmuara në seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene bën me dije se avokatëve iu dha e drejta ta pyesin dëshmitarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, mbi ngjarje të ndryshme kriminale.
Gjatë seancës Nuredin Dumani ka rrëfyer njohjen me Gentian Sharrën dhe grabitjen e realizuar në Elbasan në një argjendari.
Nuredin Dumani: Në ‘91 jemi zhvendosur në Rrogozhinë deri ne 2003, pastaj në Durrës. 2020 kam marrë nje apartament në Elbasan, pranë parkut. Banesa e fundit që dihet është te burgu 313. Gentian Sharrën e njoh nga shtetasi Talo Çelëb 2010 ose 2011, se Talo kishte një lokal në Bradashesh dhe një servis. Kjo ka qenë njohja fillestare. Gentian Sharra vidhte makina, çmontonte makina në servis. Fillimosht i kam çust makina të vjedhura me Talo Çelën, pastaj kemi marrë pjesë në vjedhje makinash, gjatë vitit 2010, 2011. Nuk e mbaj mend muajin.
Ngjarja e parë fillimisht makina, pastaj grabitje. Nuk mbaj mend çfarë makinash. Grabitjet, nuk mbaj mend shtetasit, se nuk na interesonte. Kemi grabitur një argjendari për herë të parë në 2011 ose fillim 2012. E kisha parë më parë viktimën, e kishte parë Gentian Sharra. Kam shkuar vetëm ditën e ngjarjes. Unë do ta godisja më tha Gentiani me levë hekuri me Ilirjan Feçin. Talo Çela dhe Gentian Sharra do na prisnin. Ishte një parking, aty e godita.
Grabitjen e biseduam fillimisht te shtëpia e Talo Çelës, Gent Sharra, ata kishim siguruar një makinë. Shtëpia e Talos ndodhet në afërsi të servisit të Gent Shrrës. Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, nja 100 metër më andej ndodhet shtëpia, është dy katëshe me çati. Nuk ka qenë e rrethuar. Viktima ishte trup i mbushur, nuk e di sa i gjatë ishte, por më i gjatë se unë. Ka ndodhur rreth orës 7 të mëgjesit, 8.
I morëm dy çanta. Pasi e godita, ai ra në tokë, më ra dhe mua leva, Ilirjani mori një çantë. Nuk e di sa i gjatë ishte viktima, nuk i kam vënë metrin. E kam dëgjuar emrin pasi u bë grabitja, por nuk e fiksova, se nuk më ka interesuar.
Në çanta kishte bizhuteri të ndryshme, orë të ndryshme, floriri ishte 8.3 kg. I morëm shkuam te shtëpia e Talo Çelës, u ngjitëm lart nga shkallët spirale. Hoqëm çantat se mos kishin gjurmues, morëm florinjtë.
Ilirian Feçi kishte një Rover, kishim edhe nje Benz 2500. U kthyem me Benz, shkuam me Rover, ishte blu i errët. Nuk e grabitëm në makinë, e grabitëm në këmbë. Po shkonte në dyqan, besoj. Nuk e di. Nuk mbaj mend të kem komunikuar me Gentian Sharrën, me Ilirjan Feçin, nuk i mbaj mend numrat, ishin një përdorimsh. Çantat i mori Talo Çela, nuk e di ku i çoi. Kemi pasur 2 mjete në dispozicion.
Viktimën e kam goditur disa herë me levë nga mbrapa, 3-4 herë, s’jam i sigurt, ai ra në gjunjë normalisht. S’kishte kohë të kthehej ai e të përleshej.
/vizionplus.tv