E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Seanca e përbashkët e Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës nis me himnet kombëtare

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Në Prishtinë ka nisur sot seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Takimin e hapi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili u shpreh se kjo është seanca e parë që mbahet në Prishtinë si bashkim mes dy kuvendeve.

Ai ftoi të pranishmit të ngrihen në këmbë për ekzekutimin e dy himneve kombëtare.

Në sallën plenare janë kabinetet qeveritare të dy vendeve si dhe deputetët e grupeve parlamentarë të dy shteteve.

Seancën e drejtojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali të cilët do të mbajnë dhe fjalën e hapjes.

Mbledhja gjithashtu do të përshëndetet në fund edhe nga dy kryeministrat, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu në këtë seancë do të kenë një fjalë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›