E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Seanca e përbashkët parlamentare, Rama e Spiropali takim me Osmanin, Kurtin e Konjufcën


TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po zhvillojnë sot një seancë të përbashkët plenare në Prishtinë.

Seancës do t’i drejtohen me një fjalë përshëndetëse edhe kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pak para fillimit të seancës së përbashkët plenare autoritetet e larta të dy vendeve zhvilluan një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilluan një takim me  kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës vjen si nevojë e koordinimit të agjendës kombëtare.

Mbledhja e fundit mes dy parlamenteve ka qenë më datë 27 nëntor 2022, kur shënohej 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. /m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›