E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend vazhdon seanca per buxhetin

Deputetet e Kuvendit te Shqiperise vazhdojne diskutimet ne seancen maratone te diskutimit te projekt-buxhetit te vitit 2011.

Mazhoranca mbron buxhetin duke e cilesuar ate si me te madhin ne historine e Shqiperise nderkohe qe deputetet e opozites u shprehen se buxheti nuk garanton rritjen e pagave dhe te pensioneve dhe se jane lene pas dore sektore te rendesishem te ekonomise dhe shendetesia.

Ne fjalen e saj deputetja e Korces Olta Xhacka tha se pavaresisht se nje numer i madh personash ne rrethin e Korces merren me bujqesi ky sektor mbetet ne nje gjendje te mjeruar dhe i pambrojtur nga shteti. Xhacka tha se ne buxhetin e 2011-es serish nuk parashikohet asne investim ne bujqesi duke e lene edhe per vitin e ardhshem fermeret pa treg shitjeje dhe nen kercenimin permbytjeve.

Pas ores 0000 jashte diskutimit per buxhetin 2011 kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli mori 2 buqeta me lule me rastin e 47 vjetorit te lindjes se saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›