Berisha Buxheti 2011 buxheti qytetareve

Kryeministri replikoi pas fjales se deputetit socialist Ditmir Bushati i cili kritikoi projekt-buxhetin duke e cilesuar ate si buxhetin e varferise se shqiptareve.
Buxheti eshte i qytetareve. Pensionistet do te marrin te pakten 5-10 perqind me shume pensione do te asfaltohen 2 mije kilometra rruge te reja. Beme universitetet masive dhe 3 fishuam numrin e studenteve. Ka papunesi por si asnje vend tjeter kemi te regjstruar rishtas ne skemen e sigurimeve shoqerore 42.300 punonjes nga te cilet nje pjese kane dale nga informaliteti por se paku 30 mije jane vende pune te reja tha Berisha.
Nderkohe ne fjalen e tij deputeti socialist Taulant Balla pasi kritikoi projekt-buxhetin akuzoi kryeministrin Berisha se po mban ekonomine shqiptare peng te oborrit te tij.
Berisha eshte pengesa e fundit komuniste ne rrugen europiane te Shqiperise. Sot themi me pergjegjesi se asgje nuk do na ndale pa bere transparencen e babezise se panderprere te Sali Berishes. Pas 3 ditesh eshte festa kombetare por ambasadat tona nuk do te organizojne festime sepse me urdher te Berishes do te shkojne ne xhepat e Ciljetes Zajmines e kengetareve te tjere u shpreh Balla.
Me tej seanca vijoi me akuza e kunderakuza mes deputetit Balla kryetares Topalli dhe kryeministrit Berisha.