Seanca per Gerdecin Ylli Pinari kunder provave te sekuestruara
TIRAN- Seanca e sotme per Gerdecin eshte shoqeruar me debate mes mbrojtjes dhe akuzes lidhur me sekuestrimin e provave per efekt te hetimit.
Gjate seances avokati mbrojtes i Ylli Pinarit njerit nga te pandehurit per dosjen e bujshme ka kundershtuar provat e sekuestruara. Sipas tij provat e marra nga MEICO jane bere ne kundershtim me ligjin pasi ne ate kohe Pinari nuk ka qene i pranishem.
I menjehershem ka qene reagimi i Prokurorit sipas te cilit ne kete rast nuk ka asnje shkelje ligji. Prokurori i ceshtjes ka deklaruar se kontrolli eshte bere me mandat nga Gjykata dhe gjate tij kane qene te pranishem familjaret e Pinarit.
Nje seance me pare prokurori i ceshtjes per dosjen Gerdeci kerkoi te nise analiza e provave shkencore per shperthimin qe i mori jeten 26 personave dhe gjymtoi rreth 300 te tjere.
Te fillojme gjykimin me provat shkencore e per kete duhet procesverbali i keqyrjes ne vendngjarje- tha Prokurori Altin Dumani.
Pas tij ka reaguar kreu i trupit gjykues Ridvan Hado i cili ka garantuar se do te niset gjykimi edhe me keto prova. Sipas tij analizimi i provave do te behet javen e ardhshme.
Avokatet e te pandehurve kane qene dakord me kerkesen e bere nga prokurori dhe kane kerkuar qe nje kopje te proces-verbalit ta kene edhe ata vete ne menyre qe te njihen me provat.
Selmanllari ne gjykate mohon firmen dhe pasaporten e tij
TIRAN- Rrahman Selmanllari miku i familjes se kryeministrit i akuzuar si i implikuar ne nje sere ceshtjesh te dyshimta deshmoi dje ne gjykate per Gerdecin. Ai eshte paraqitur perpara togave te zeza duke mohuar cdo lidhje me procesin e demontimit madje duke mohuar edhe firmen dhe pasaporten e tij qe ndodhen ne dokumentet e kompanise. Selmanllarit nuk iu kujtua nese kishte hedhur firmen ne nje shkrese te nenshkruar nga Patrik Henry pronari i kompanise SAC ku ai emerohej perfaqesues per Shqiperine. Nuk me kujtohet fare. Une nuk di gje per kete. Nuk kam lidhje fare-iu pergjigj Selmanllari pyetjes se prokurorit Altin Dumani ne lidhje me shkresen e sekuestruar gjate fazes se hetimit ku Patrik Henri e autorizonte si perfaqesues te tij. Vete amerikani Patrik Henri ka thene se ka emeruar Selmanllarin me propozim te Ylli Pinarit. Madje bashkengjitur ne shkrese eshte edhe fotokopja e pasaportes se Selmanllarit si dhe firma e tij. Nje tjeter dokument shkresor qe implikon Selmanllarin eshte edhe procesverbali i terheqjes se tre arkave me fisheke. Miku i kryeministrit ka firmosur ne kete shkrese me date 15 maj 2007 por dje ne gjykate e ka mohuar. Edhe deshmitare te tjere e kane permendur emrin e Selmanllarit ne proces por ai ka mohuar dje gjithcka. Per cudi edhe prokuroria nuk ka insistuar aspak per te ballafaquar pergjigjet e deshmitarit me dokumentet shkresore.
Shekulli boton te plote deshmine e marrjes ne pyetje te shtetasit Rrahman Selmanllari.
Pyetje A e njihni te pandehurin Mihal Delijorgji dhe ne cfare rrethanash e njihni
Rr.Selmanllari Po e njoh sipas shpjegimeve qe kam dhene ne prokurori e kam njohur ne vende publike ne kafe. Nuk kam shume vjet qe e njoh po kam njohje po jo marredhenie biznesi me ate.
Pyetje Po shtetasin Patrik Henri e njihni
Rr.Selmanllari Jo nuk e njoh nuk me kujtohet fare.
Pyetje Po te pandehurin Ylli Pinari e njihni a ke pasur biznes me ate
Rr.Selmanllari E njoh thjesht si tiranas nuk kam pasur dhe nuk kam marredhenie biznesi me ate.
Pyetje Po ne lidhje me SAC dhe shtetasin amerikan Patrik Henri ckeni per te thene a keni degjuar per kete kompani
Rr.Selmanllari Nuk me kujtohet fare dhe nuk kam pasur marredhenie biznesi.
Pyetje Lidhur me procesin e demontimit ne Gerdec a keni degjuar nese po a keni pasur angazhime
Rr.Selmanllari Nuk kam pasur angazhime nuk kam qene ne dijeni te procesit te demontimit ne Gerdec. Nuk kam degjuar fare para vetem pas shperthimit.
Pyetje Shtetasi Patrik Henri ju autorizonte juve me kete dokument i tregon shkresen qe mban numrin e pasaportes suaj dhe te firmosur nga ju per fabriken e demontimit ne Gerdec. fare keni ju per te thene per kete fakt. Dokumenti i perket prillit te vitit 2007 ku ju autorizon juve per te lidhur nje kontrate mes Ministrise se Mbrojtjes per marrjen me qira te tokes ne Gerdec
Rr.Selmanllari Nuk me kujtohet fare. Une nuk di gje per kete dhe nuk kam lidhje fare me kete.
Pyetje Gjate keqyrjes se zyres se Spiro Sales ish-perfaqesues i kompanise MEICO eshte gjetur ky procesverbal i tregon qe mban daten 15 maj 2007 me ane te te cilit dokumentohet marrja nga ana juaj si perfaqesues i SAC-it te tri arkave me fisheke per qellime demontimi
Rr.Selmanllari Nuk kam dijeni dhe nuk kam terhequr municione asnjehere as si person fizik dhe as si perfaqesues i SAC-it.
Prokurori Nuk kemi pyetje.
Gjykata Palet e tjera kane pyetje jo. Faleminderit deshmitar jeni i lire.
DSHMIA E SELMANLLARIT N PROKURORI
Pyetje A njiheni me shtetasin Patrick Henry Nese po ne c rrethana
Rr.Selmanllari Ky emer nuk me kujtohet dhe nuk besoj se e njoh. Gjithashtu nuk di gjuhe te huaj dhe eshte shume e rralle te kem marredhenie me te huaj pervec rasteve qe mund te takohem me persona te tjere te trete.
Pyetje A jeni takuar me shtetasin Patrick Henry III ne prezence te personave te trete
Rr.Selmanllari Une nuk e njoh kete person pra Patrick Henry dhe nuk besoj se e kam takuar kete shtetas qofte edhe ne prezence apo te jene iniciatore persona te tjere. Dua te sqaroj se lokali im frekuentohet nga shume te huaj te cilet vijne dhe me takojne vazhdimisht por takimet jane spontane dhe mund te shkembejme qerasje apo pershendetje te ndryshme.
PyetjeA njihesh me shtetasin Mihal Delijorgji Nese po ne c rrethana
Rr.Selmanllari Une e njoh Mihal Delijorgjin dhe nuk kam asnje miqesi te afert me te. Une e kam takuar disa here ne vecanti tek lokali ruleti ose tek lokalet qe jane ngjitur ne lokalin tim qe jane Eurolloto dhe tek Juna. E di qe Mihal Delijorgji merrej me biznese por konkretisht se cfare lloj biznesi nuk e dija dhe skam ndonje informacion. Kete person une kam nje periudhe kohore rreth shtate ose tete vjet qe e njoh.
Pyetje A ke pasur ne ndonje rast marredhenie biznesi me shtetasin Mihal Delijorgji Nese po mund te na thoni detaje lidhur me kete marredhenie
Rr.Selmanllari Nuk kam pasur ne asnje rast marredhenie biznesi me kete shtetas.
Pyetje A njiheni me shtetasin Ylli Pinari
Rr.Selmanllari E njoh kete shtetas pasi eshte me origjine nga Tirana. Gjithashtu njoh edhe djalin e Yllit i cili ka qene nxenes ne gjimnazin Sami Frasheri. Dua te shtoj se salutime dhe biseda te shkurtera me Yllin mund te kemi shkembyer tek Rexhensi Kazino qe ndodhet tek lokali Taivan tek parku Rinia. Nuk e dija se me cfare biznesi merrej.
Pyetje A keni pasur kontakte ose njohje me ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu ose me persona te tjere funksionare te larte te kesaj ministrie qofshin keto struktura civile ose ushtarake
Rr.Selmanllari Une nuk kam pasur dhe nuk kam njohje me ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe nuk kam pasur kontakte me te. Gjithashtu nuk kam pasur kontakte ose marredhenie me funksionare te Ministrise se Mbrojtjes qofshin keto struktura civile apo ushtarake. Vlen te deklaroj se ne asnje rast nuk kam vizituar Ministrine e Mbrojtjes apo reparte ushtarake perfshi ketu edhe Gerdecin.
Pyetje A e njihni ish- Komandantin e Komandes se Forces se Bashkuar Gjeneral Shpetim Spahiu Nese e njihni shpjegoni rrethanat dhe a jeni takuar ne ndonje rast me te
Rr.Selmanllari Nuk e njoh ish- Komandantin e Komandes se Forces se Bashkuar Gjeneral Shpetim Spahiu dhe nuk mbaj mend te kem pasur kontakte me te.
Pyetje A jeni angazhuar ne ndertimin e Fabrikes se demontim cmilitarizim municioneve ne Gerdec per shoqerine Albademil sh.p.k me administrator Mihal Delijorgji apo te keni ndermjetesuar per marrjen e ambienteve te ish- repartit ushtarak me qera
Rr.Selmanllari Nuk jam angazhuar ne ndertimin e Fabrikes se Demontim cmilitarizim municionesh ne Gerdec per shoqerine Albademil sh.p.k me administrator Mihal Delijorgji. Gjithashtu nuk kam ndermjetesuar me komandantet e repartit apo strukturat me te larta qofte te ushtrise edhe civile ne Ministrine e Mbrojtjes.
Pyetje A keni dijeni per aktivitetin e Demontim militarizim Municioneve ne Gerdec dhe nese po a keni pasur ndonje familjar lidhje gjaku apo person te njohur te punesuar ne kete aktivitet ne Gerdec
Rr.Selmanllari Nuk kam pasur informacion per kete lloj aktiviteti ne Gerdec dhe as kam ndonje informacion qe te aferm te mite te kene qene te punesuar ne Gerdec. Gjithashtu askush nga familja ime nuk ka qene i punesuar ne kete lloj aktiviteti.
Pyetje A e njihni shtetasin Dritan Minxolli nese po ne c rrethana
Rr.Selmanllari Ky emer nuk me kujtohet dhe nuk me thote gje per memorien time.
Pyetje A njiheni me shtetasit amerikane Efraim Diveroli Aleksander Podrizki shtetasit nga Bosnje Hercegovina Dejan Djuric dhe Adnan Sarjlic e nese po ne c rrethana jeni takuar me njeri- tjetrin dhe a keni pasur marredhenie biznesi me ta
Rr.Selmanllari Nuk i njoh fare personat emrat e te cileve me permendet. Aq me teper nuk kam pasur asnje lloj kontakti me ta.
Pyetje A keni qene ne ndonje rast ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Qipro Mal i Zi Bosnje Hercegovine Zvicer
Rr.Selmanllari Nga shtetet qe me permendet kam vizituar vetem Malin e Zi se bashku me familjen time. Kohen dhe daten e sakte nuk e mbaj mend.
Pyetje Nisur nga fakti qe keni njohje me shtetasit Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji a ka ndodhur ne ndonje rast qe takoheni te tre ne ndonje apartament dhe ne prezence te personave te huaj
Rr.Selmanllari Ne asnje lloj rrethane nuk jam takuar ne ndonje apartament me dy personat e permendur pra Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji si dhe ne prezence te personave te tjere qofshin keta te huaj apo shqiptare.
Pyetje A keni nenshkruar ndonje dokument qe ka lidhje me aktivitetin qe do te zhvillohej ne Gerdec per cmontim dhe cmilitarizim te municioneve Nese po ne cfare rrethanash per carsye dhe cili do te ishte kontributi yt ne kete aktivitet
Rr.Selmanllari Nuk disponoj asnje dokument qe te kem nenshkruar lidhur me aktivitetin e cmontimit dhe cmilitarizimit te municioneve ne Gerdec dhe gjithashtu nuk kam perfituar asnje qindarke nga ky aktivitet per te cilin jam vene ne dijeni vetem pasi ka ndodhur shperthimi ne muajin Mars 2008.
Pyetje A njiheni me shtetasin Shkelzen Berisha nese po ne crrethana
Rr.Selmanllari Une e njoh shtetasin Shkelzen Berisha. Kemi lidhje shoqerore prej me teper se dhjete vjet. Kur eshte ne Shqiperi takohemi me njeri tjetrin shpesh.
Pyetje Meqenese ju njiheni me Shkelzen Berishen a keni dijeni nese ai njihet me shtetasit Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe nese po a ke qene ne ndonje rast i pranishem ne kontaktet midis tyre
Rr.Selmanllari Nuk kam dijeni nese njihen me njeri-tjetrin dhe nuk kam qene i pranishem ne ndonje rast qe mund te kene kontaktuar. Gjithashtu ne asnje rast nuk kam degjuar qe te permenden nga Shkelzeni emrat e siperpermendur. Une e di se Shkelzeni eshte me profesionin e juristit dhe punon si avokat ne nje studio ligjore qe ka motra e vet.
Pyetje Keni dijeni nese qofte dhe per shkak te profesionit si avokat Shkelzeni te jete angazhuar per perfaqesimin ligjor te Mihal Delijorgjit
Rr.Selmanllari Nuk kam dijeni dhe nuk eshte permendur ne asnje rast shtetasi Mihal Delijorgji nga Shkelzeni.
Pyetje A keni ndonje llogari bankare ne emrin tuaj ne Republiken e Shqiperise apo ne shtete te tjera
Rr.Selmanllari Nuk kam asnje llogari bankare ne emrin tim apo te familjes sime si ne Shqiperi edhe ne shtete te tjera. Dua te saktesoj se bashkeshortja ime mundet te kete llogari bankare te celur per efekt te marrjes se pages se saj. Gjithashtu shtoj se si shoqeri ndertimi kemi llogari bankare me te cilen merret financieri dhe administratori. Shuma e parave ne kete llogari shtohet dhe ulet ne varesi te shitblerjeve qe ben firma per apartamentet. Nuk di te jene bere transaksione internacionale nepermjet kesaj llogarie. Nuk kam me tjeter gje per te shtuar procesverbalin pasi e lexoj e firmos pa verejtje. Seanca e pyetjes u mbyll ne ora 1900.
Nje seance me pare familjaret e viktimave te Gerdecit protestuan per zvarritjen e procesit gjyqesor. Ata i jane drejtuar me nje leter trupit gjykues ku i kerkojne nje proces te drejte dhe te panderprere pra qe te zhvillohet perdite.
Ne emer te shoqates se viktimave Feruzan Durdaj ka kerkuar zbatimin e kesaj kerkese duke u shprehur i shqetesuar per afatet e paraburgimit per te pandehurit e ceshtjes se shperthimit te Gerdecit te cilat jane afer limitit ligjor.
I drejtohemi opinionit publik ne shprese per mbeshtetje e solidaritet ne kete ceshtje qe deri me sot ka luajtur me emocionet e me lotet e nenave e baballareve qe kane humbur femijet me ndjenjat e familjareve qe kane humbur te afermit ne ate krim per te cilin ende nuk ka asnje te ndeshkuar edhe pse ndodhi ne mes te dites ne mes te Shqiperise fare prane institucioneve qendrore te shtetit tone- thuhet ne deklarate.