E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca rinis me tensione, opozita nuk lëshon foltoren, Peleshi: Berishës nuk i jepet më fjala prej thirrjeve për dhunë! Demokratët: Hiq gardën

Pas 10 minutave pushim ,seanca plenare ka rinisur me tensione. Opozita nuk ka pranuar të lëshojë foltoren dhe zhvillimin normal të seancës.

rinis seanca

Para ndërprerjes së seancës po fliste kryedemokrati Sali Berisha ku i dha mesazh deputetëve socialistë se ata meritojnë thyerjen e kockave dhe çarjen e kafkës dhe jo studentët e dhunuar nga policia.

Menjëherë kryeparlamentari Peleshi ndërpreu seancën. Pas rinisjes, opozita ishte ende aty, teksa Peleshi bëri thirrje që ata të uleshin dhe të vijonte seanca sipas rendit të ditës.

Demokratët bën thirrje të largohej Garda e Republikës nga prania e tyre në foltore. Peleshi më pas njoftoi sërish ndërprerje të seancës derisa të lirohet foltorja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›