E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt thyen rekordin në 200 metra

Kampioni i trefishtë olimpik, xhamajkani Usain Bolt, ka shkëlqyer edhe në garën e 200 metrave për të thyer rekordin botëror në Berlin, të cilin e mbylli me 19.19 sekonda, për të fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të atletikës.
Ai theu rekordin që pati vendosur një vit më herët në Lojërat Olimpike në Pekin, duke u bërë i vetmi që ndonjëherë ka mbajtur titujt Olimpik dhe botëror, si edhe rekordet në të njëjtën kohë.
Atleti nga Panamaja, Alonso Edward, u rendit i dyti me kohën 19.8, ndërsa amerikani Wallace Spearmon përfundoi i treti. Të pesë atletët e parë përfunduan nën 20 sekonda.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›