Tepelenë, banorët e fshatit në grevë për kushtet jetike
Në grupin e grevistëve ndodhen edhe emigrantë të ardhur në atdhe për të kaluar pushimet verore. Ndërkohë, iniciator i grevës është Dhimiter Shumeli, i kthyer nga emigracioni këto ditë. Ai zgjodhi grevën e urisë për të tërhequr vëmendjen e pushtetit ndaj problemeve jetike që ka fshati i tij i vogël prej 190 banorësh.
Sipas banorëve, greva do të vazhdojë pa afat deri në plotësimin e kushteve jetike, ndërkohë që paralajmërohen edhe protesta me bllokimin e rrugës nacionale nëse nuk gjendet një zgjidhje.
Sipas banorëve, greva do të vazhdojë pa afat deri në plotësimin e kushteve jetike, ndërkohë që paralajmërohen edhe protesta me bllokimin e rrugës nacionale nëse nuk gjendet një zgjidhje.