Reduktim të tarifave të sms-ve
11/11/2011 AKEP: Synohet ulja e tarifave të terminimit në mënyrë që të ulen tarifat për përdoruesit
Fazat e reduktimit, deri në shtator 2013 nga 3 lekë do të arrijnë në 1.44 lekë
Mesazhet e shkruara mes operatorëve të telefonisë celulare do të pësojnë ulje nga janari i vitit të ardhshëm. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP ka publikuar analizën për tregjet me shumicë të terminimit të SMS-ve në rrjetet publike telefonike të lëvizshme. Bëhet fjalë për uljen e tarifave që çdo operator përfiton për dërgimin e mesazheve në rrjetin e tij. Duke filluar që nga 1 janari 2012, tarifa do të ulet nga 3 lekë në 2.4 lekë. Ulja do të vazhdojë edhe me dy faza të tjera deri në shtator të vitit 2013, kur tarifat e terminimit të mesazheve do të bien në 1.44 lekë, sa gjysma e vlerës aktuale.
Reduktimi i tarifave
Analiza e AKEP-it nënvizon se ulja do të bëhet në kuadrin e orientimit në kosto të tarifave me shumicë të telefonisë së lëvizshme. Në analizën e faktorëve të marrë në konsideratë për fuqinë e ndjeshme në tregjet përkatëse, u arrit në përfundimin se secili prej operatoreve celularë zotëron 100 për qind të tregut të terminimit të SMS-ve në rrjetet e tyre. Ata nuk përballen me kërcënimin e hyrjes në tregjet e tyre të terminimit të operatorëve të tjerë, që do të ishin të aftë të kryenin edhe terminimin e SMS-ve në këto rrjete, si dhe përballen me fuqi të ulët kundërvepruese, ose e papërfillshme nga operatorët e rrjeteve të tjera dhe ofrues shërbimesh të internetit. Gjithashtu, kriteret e marra në shqyrtim nuk pritet të ndryshojnë të paktën në një periudhë afatmesme, në mënyrë që të eliminojnë aftësinë ndikuese të operatorëve në tregjet përkatëse të terminimit të SMS-ve.
Përftimet për konsumatorët
Në muajin mars, tarifat me shumicë për kryerjen e thirrjeve drejt rrjeteve “AMC” dhe “Vodafone Albania” u ulën në 8.85 lekë për minutë, ndërsa për “Eagle Mobile” në 10.89 lekë për minutë. Ndërkohë, nga 1 shtatori tarifat e terminimit në rrjetet “AMC” dhe “Vodafone Albania” u ulën në 7.57 lekë për minutë, ndërsa për “Eagle Mobile” në 8.85 lekë për minutë. Synimi është që ulja e tarifave të terminimit të sjellë ulje të tarifave për përdoruesit. “Qëllimi kryesor i masave rregulluese për terminimin e SMS-ve është që të arrihet konkurrenca efektive në nivelin me pakicë dhe përfitime më të mëdha për përdoruesit. Nëpërmjet kontrollit të tarifës (me shumicë) së terminimit të SMS-ve, AKEP pret që reduktimi i tarifave të terminimit të SMS-ve, të rrisë konkurrencën në tregun me pakicë për SMS dhe të shoqërohet apo ndjehet në reduktime të tarifave me pakicë për SMS-të”, - theksojnë ekspertët e AKEP-it. Operatorët celularë ofrojnë tarifa shumë të lira për thirrjet brenda rrjeteve dhe brenda grupeve, për të rritur numrin e abonentëve.