Skandali, tentohet prishja e Medresesë 500-vjeçare
11/11/2011 Pushtetarët e njohin Korçën sipas “Vitet e rinisë” të shokut Enver Hoxha
Korçë- Me sa duket skandalet në qytetin e Korçës nuk kanë të sosur. Së fundi po tentohet zhdukja nga faqja e dheut e institucionit më të hershëm arsimor në Shqipëri, Medreseja e themeluesit të qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahor, dëshmia më e vjetër e vendit tonë që tregon qartazi dëshirën e shqiptarëve për arsim dhe kulturë dhe njw mwsonjwtore e ndërtuar 500 vjet më parë. Sw fundmi wshtw deklaruar se kjo godinw 5 shekullore do tw prishet dhe nw vend tw saj do tw ndërtohet njw tjetwr 3 katwshe. Madje Kwshilli Bashkiak e ka miratuar kwtw vendim si dhe ka dhwnw lejen e ndërtimit pwr godinën e re luksoze. Kjo medrese mund të konsiderohet pa asnjë mëdyshje si mësonjëtorja e parë e gjuhës shqipe, pasi siç kanë deklaruar pasardhësit e Ilaz bej Mirahorit, Mytevelinjtë, të cilët fatmirësisht janë gjallë edhe sot e kësaj dite, në këtë shkollë mësohej shqip. (Pse ka ndodhur kështu, mund t’u referoheni shpjegimeve që ka dhënë Rustem Myteveli, pasardhësi i themeluesit të Korçës, botuar në gazetën “Metropol”) Përballë Medresesë së Mirahorit, mund të thuhet pa asnjë dyshim se Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë, e shpallur si e tillë nga diktatura, nuk ka asgjë më shumë nga Medreseja e Mirahorit, (ndofta më pak), sepse Mësonjëtorja e parë shqipe u hap me lejen e sulltanit dhe alfabeti ishte turk dhe arab. Sigurisht, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse shqiptarët do të kishin alfabetin e tyre, 21 vjet më vonë nga çelja e mësonjëtores, ose vetëm pas mbledhjes së Kongresit të Manastirit.
Zhdukja e dëshmisë më të hershme
Përpjekjet e shqiptarëve për arsim dhe dituri kanë qenë të hershme. Si shkollat më të para në vendin tonë njihet ajo e fshatit Velë të Mirditës në vitin 1632, shkolla e Pdhanës në vitin 1638, e Troshanës në vitin 1839, shkolla e qytetit të Shkodrës në vitin 1689, shkolla e Voskopojës (e ashtuquajtur akademi, sepse nuk ishte gjë tjetër veçse një shkollë fillore), në vitin 1744 etj me të cilat mund të krenohet çdo shqiptar për përpjekjet e të parëve tanë për t’u dhënë arsim dhe dritë bijve të tyre, ndërsa shkolla më e vjetër në Shqipëri e ndërtuar në qytetin e Korçës, vijon të mbetet ende ajo që u ndërtua nga themeluesi i qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahori. Çuditërisht kjo shkollë duhet të zhduket nga faqja e dheut! Pse?- është pyetja. Përgjigje nuk mund të gjesh dot, sepse çfarë do që mund të mendosh, gjithçka është në shërbim të absurdit. Nuk mund të gjesh dot përgjigje, pasi nuk mund të mendohet se po bëhen përpjekje për zhdukjen e dëshmive që janë të lidhura me memorien historike dhe kulturore të shqiptarëve. Gjithsesi për të sqaruar këtë situatë gazeta “Metropol’ ditën e enjte pati një takim me administratorët e Myftinisë së Korçës, pasi vetë Myftiu Haxhi Qazim Muçi ndodhej në Pogradec
Shpjegimet e administratorëve
Sipas shpjegimeve që na dhanë administratorët, mësuam se Myftinia e Korçës ka qenë e interesuar për restaurimin e medresesë së Iljaz bej Mirahorit që nga dita e parë e ardhjes së demokracisë në Shqipëri, por që nga ajo ditë dhe deri më sot, buxheti i shtetit nuk ka ofruar qoftë edhe një qindarkë të vetme për rikonstruksionin e saj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me qeverisjen lokale (përfshi këtu edhe të gjitha institucionet më të larta të qeverisjes vendore dhe deputetet e Korçës të PS dhe të PD-së). Ndërkohë medreseja, sa më shumë kohë kalon aq më shumë ka nevojë për restaurim, por përkundrejt kësaj domosdoshmërie, asnjë ndihmë nga shteti nuk është dukur. (Ndoshta qeveritarët tanë e njohin Korçën sipas “Vitet e rinisë” të shokut Enver Hoxha dhe marrin në konsideratë ato “vlera” që ka përshkruar diktatori për qytetin e Korçës dhe grupin komunist. Myftinia nuk kishte asnjë mundësi financiare për rikonstruksionin e medresesë, pohuan administratorët, sepse kërkohej një shumë e konsiderueshme lekësh. Për ta shpëtuar nga shembja këtë ndërtesë na u paraqit një propozim për shembjen e saj dhe ngritjen e një godine 3-katëshe, ku kati i parë të ishte klinikë për një specialitet të caktuar mjekësor, kati i dytë zyra për myftininë dhe kati i tretë hotel. Në mungesë të fondeve ne u dorëzuam, pohuan administratorët. Pra, me këtë projekt i jepej fund dëshmisë më të hershme të institucionit më të parë arsimor në Shqipëri. Megjithatë, absurditeti nuk përfundon këtu: nga Këshilli i Bashkisë Korçë është miratuar leja e prishjes së medresesë, është miratuar edhe leja e ndërtimit për ndërtesën 3-katëshe, ndërsa askush prej këshilltarëve, të ashtuquajtur “intelektualë” nuk e ka ngritur zërin e të thotë se vetëm kjo gjë nuk mund të ndodhë.