E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeniti interesohet për brazilianin Adriano

Shën Pietërburg - Klubi rus i Zenitit është i gatshëm për të marrë shërbimet e sulmuesit të Interit, Adriano. E ardhmja e “Perandorit” tek kampionët e Italisë mbetet e pasigurtë. Për të janë të interesuar shumë klube, mes të cilave qëndrojnë edhe kampionët në fuqi të Kupës Uefa.

Tuttosport publikonte dje se braziliani i ka komunikuar menaxherit të tij, Gilmar Rinaldi, se është duke menduar seriozisht largimin nga skuadra e Interit. Këtë gjë menaxheri ia ka komunikuar edhe drejtorit të Interit, Marko Branka. Mësohet se Zeniti është vënë në kontakt edhe me menaxherin Rinaldi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›