E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sedorf udhëheq Milanin drejt fitores (video)

Vendasit e dominuan totalisht lojën duke krijuar një mori rastesh, por duhej një aksion personal i holandezit Sedorf për të zhbllokuar rezultatin.

Sulmet e Milanit fillojnë që në fillim të takimit me dy raste të Huntelar dhe Gatuzo, i cili në minutën e 13-të bën më të vështirën duke goditur traversën kur ndodhej fare pranë portës. Megjithë rastet e krijuara nga Milani, pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë rastet do të vazhdojnë sërish për vendaset, ku mund të theksohet goditja e shtyllës nga Pato. Në minutën e 75-të Sedorf i merr të gjitha vetë përsipër duke dërguar Milanin në avantazh.

Në minutat e mbetura Inzagi humbet dy raste të tjera, ku në ndihmë të Bolonjës vjen sërish shtylla. Në minutat e fundit të takimit Bolonja rrezikon në të vetmin rast nga një gjuajtje jashtë zonës, por portieri Storari shpalos aftësitë e tij duke shmangur golin.

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Bolonja mbetet në kuotën e 2 pikëve.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›