E Diel, 1 Nëntor 2026

Troket vjeshta, nis moti i paqëndrueshëm

Për pasojë, temperaturat do të ulen disa gradë. Moti do të jetë i pa qëndrueshëm dhe me reshje në zona të caktuara, deri në rrebesh. 

Sipas institutit të parashikimeve “Meteoalb”, orët në vijim priten që të jenë me alternim kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën me të madhe të territorit shqiptar, ndërsa zonat malore veriore-juglindore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët e afatshkurtër, herë pas herë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të bien me 1 deri në 2 gradë, kryesisht në orët e mëngjesit. Ndërsa era do të jetë e lehtë dhe mesatare, deri në 30 km/h, drejtimi i së cilës do të jetë kryesisht perëndimor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›