E Diel, 1 Nëntor 2026

Sefgjini: Remzi Hoxha, gjykim në shkallën e parë

 

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini ka kërkuar që çështja e tij të mos gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda por nga një gjykatë tjetër më e ulët. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Sefgjini kërkoi shpalljen e moskompetencës nga kjo gjykatë pasi, vepra penale për rrëmbimin e personit është amnistuar në 1997. Avokati mbrojtës ka kërkuar që çështja të gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë, pasi kur ka ndodhur ngjarja Gjykata e Krimeve të Rënda ende s’ekzistonte si organ.

Ndërsa akuza tjetër ‘torturimi me pasoja të rënda’ kërkon që të gjykohet nga një gjykatë tjetër. Kërkesa e avokatit është rrëzuar nga trupi gjykues pasi nuk është paraqitur në momentin e duhur procedurial.

Dy ekspertë mjeko-ligjorë do të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të Budjon Meçes, ish-inspektor i SHIK-ut i cili është i pandehur i dosjes “Remzi Hoxha”. Budjon Meçe aktualisht ndodhet në spital i sëmurë, i shtruar në neurologji. Gjithashtu trupi gjykues caktoi dhe një avokat mbrojtës në ngarkim të Meçes, pasi mungesa e tij ishte bërë shkak për shtyrjen disa herë të proceseve gjyqësore. Meçe do të ketë një avokat shtetëror Artan Kodhelin.

Seanca per ceshtjen Hoxha eshte shtyre disa here per te njejtin shkak pasi Meçe nuk paraqitet ne sallen e gjyqit. Familjarët e tij kanë deklaruar se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Kurse i akuzuari tjeter Ilir Kumbaro do të gjykohet në mungesë pasi prej dhjetë vjetësh rezulton i larguar nga vendi dhe nuk i dihet adresa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›