Japonia heq sanksionet për Korenë e Veriut
Japonia ka vendosur të heqë disa sanksione kundër Koresë së Veriut. Sanksionet përfshijnë fluturimet çarter si edhe udhëtimet, pasi Pheniani premtoi rihetimin e fatit të qytetarëve japonezë të rrëmbyer shumë vite më parë nga agjentët koreanoveriorë. Këte lajm e ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë japoneze.
Në fakt në vitin 2002 Koreja e Veriut pranoi se agjentët e saj kishin rrëmbyer 13 qytetarë japonezë.
Pesë prej tyre u riatdhesuan, ndërkohë që Pheniani ka deklaruar se tetë të tjerët kishin vdekur.
Për këtë fakt Tokioja vendosi sanksione kundër Koresë së Veriut në tetor të vitit 2006, pasi Pheniani kreu teste bërthamore dhe prova me raketa balistike. Por ndërkohë sanksionet e vendosura në vitin 2006, zëdhënësi deklaroi se do te hiqen.