Sejdiu: Jo protokolleve që cenojnë Kosovën
Duke iu referuar dy protokolleve të reja për doganat dhe gjyqësinë, të paralajmëruara për t'u nënshkruar mes EULEX-it dhe Serbisë, presidenti tha se çdo gjë që mund të cenojë interesat e Kosovës do të jetë e papranueshme.
“Them se, edhe atë për të cilën është pajtuar edhe EULEX-i, askush në emër të Kosovës nuk mund të negociojë me një vend tjetër, duke pasur parasysh se në situata të caktuara apo në disa formula të caktuara cënohej, do të thosha, drejtpërdrejt struktura e institucioneve të vendit përkatësisht ajo që nuk është vetëm në aspektin figurativ por ajo që paraqet sovranitetin e një vendi”, tha Sejdiu.
Ai shtoi se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, por sipas tij ai duhet të jetë në funksion të realizimit të frymës së projektit Ahtisaari. Presidenti akuzoi Beogradin zyrtar se me qasje negative ndaj Kosovës po mban peng edhe qytetarët serbë të Kosovës dhe gjithashtu edhe proceset e rëndësishme që kanë të bëjnë edhe me fatin e vet Serbisë.
Sipas tij oferta që Serbia mund të ketë për lehtësim vizash me BE-në do të nënkuptojë edhe një kërcënim të vazhdueshëm që Beogradi të heqë dorë nga qasja jo e drejtë ndaj vendeve të rajonit. Presidenti tha se zgjedhjet lokale në Kosovë, të parapara të mbahen në nëntor të këtij viti, do të jenë standard për perspektivën evropiane të Kosovës dhe njëkohësisht u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në to.