Sejdiu: Kosova, pjesë e misioneve të NATO-s
Kosova duhet të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të NATO-s, qoftë edhe në mënyrë simbolike. Kështu është shprehur Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në ceremoninë e gradimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitere, "Gjenerata 2010".
"Ju jeni mesazh i gatishmërisë së Kosovës për të marrë pjesë, qoftë edhe simbolikisht, në operacionet paqësore të NATO-s", ka pohuar Sejdiu.
Sejdiu gjithashtu theksoi se me NATO-n, Kosova do të bashkëpunojnë deri në anëtarësim, por natyrisht edhe pas anëtarësimit.
"E kemi dëshiruar dhe e dëshirojmë gjithmonë, paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin me gjithë vendet e rajonit dhe bashkëpunimin gjithmonë deri në anëtarësim të plotë dhe me anëtarësimin me ecje të suksesshme me NATO-në. Prandaj, them se nuk do të mbeteni vetëm në rolin e ushtarakut po e marrim këtë kushtimisht, do të jeni njerëz që do të dini të punoni me dijeni të thellë në fushat që keni zgjedhur të nevojshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të dhënë ndihmën në proceset për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, në pjesën edhe të jetës publike apo civile", theksoi Sejdiu.