Civici: Eurobondi, ndikim pozitiv për bankat

Eurobondi në tregun e brendshëm me një vlerë prej 25 miloion euro pritet që do të merret prej sistemit bankar të nivelit të dytë ka aspekte pozitive. Rektori i Universitetit Europian Adrian Civici dhe njëkohësisht ekspert i ekonomisë u shpreh se kjo është shumë pozitive për sistemin bankar pasi ka pasur një ulje të marrjes së kredive por duhet pasur kujdes pasi kjo mund të ndikojë edhe në tharjen e likuiditeteve.
Eurobondi do të emëtohet në euro dhe kjo mund të ndikoj edhe në vlerësimin e euros dhe në zhvlerësiminn e monedhës vendase. Por sipas Civicit 25 milionë euro nuk është një shumë e madhe. Gjithashtu sipas tij pritet të shihet se sa të ardhura do të sjellin emigrantët gjë që ndikon në vlerën e euros.
Eurobondi që pritet të merret në tregun e brendshëm do të përdoret prej qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve në datën 1 korrik.