E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Mendimi i GJND-së në favor të Kosovës

Këto komente, numri një i shtetit kosovar i bëri në Pejë, gjatë vizitës në Gjykatën Komunale dhe atë të Qarkut të kësaj komune. Presidenti vlerësoi se mendimi i GJND-së do të jetë në përputhje me vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi, vullnet i cili është mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar.

Po ashtu, Sejdiu ripërsëriti qëndrimin e tij, se statusi i Kosovës do të jetë i panegociueshëm në rast se vendoset që të ketë biseda me Serbinë. Me rastin e vizitës në Gjykatës Komunale dhe të Qarkut, Sejdiu tha se drejtësia kosovare si shtyllë e shtetit po shkon drejt përmirësimit. Më pas ai vizitoi edhe komunën e Prizrenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›