E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dorëhiqem për shkak të politikës hipokrite të qeverisë"

Arsyeja e vërtetë sipas Cvetanov, është "politika hipokrite dhe mosinteresimi për luftë kundër krimit të vërtetë nga ana e Qeverisë".

Në dorëheqje, Cvetanov thotë se postin e ka marrë me qëllim që të luftojë kundër krimit të vërtetë e cila po e ngulfat edhe ekonominë dhe popullin, por "ngeca në shumë rrugica dhe më gjeti kjo gjendje".

Ndërsa, nga ana tjetër qeveria e Maqedonisë, përmes një deklarate për shtyp theksoi se pas analizave të kryera, e në bazë të rekomandimit nga Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, e ka shkarkuar Vane Cvetanovin nga funksioni drejtor i Drejtorisë për pengimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe në vend të tij u emërua Vlladimir Atanasov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›