E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu Moment i ri shume i rendesishem per Kosoven

Presidenti Fatmir Sejdiu deklaroi se miratimi i Rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se eshte nje moment i ri dhe shume i rendesishem per Kosoven.
Me kete rezolute permbyllet cikli i te gjitha perpjekjeve te Serbise por edhe te tjereve qe kane hezituar per te pasur procese me dinamike ne kuptimin e njohjes se pavaresise se Republikes se Kosoves. Me kete evoluohet ne menyren me te mire mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise lidhur me shpalljen e pavaresise se Kosoves theksoi presidenti kosovar Fatmir Sejdiu ne nje konference per shtyp te mbajtur sot pas kthimit nga SHBA-ja.

Ndersa lidhur me dialogun Prishtine-Beograd te kerkuar nga Bashkimi Evriopain Sejdiu theksoi se Kosova asnjehere nuk ka hezituar te bisedoje per tema te rendesishme te interesit te qytetareve te dy vendeve sovrane dhe natyrisht do te bashkepunoje.

Levizja e lire e qytetareve ceshtjet e parandalimit te krimit te organizuar ceshtja e kthimit te personave te pagjetur ceshtjet qe kane te bejne me bashkepunimin ekonomik bashkepunimit rajonal por edhe aspekte te tjera qe kane te bejne me bashkepunimet ndermjet vendeve jane disa nga temat e diskutimeve te mundshme sipas presidentit Sejdiu por gjithmone ne nivel te shteteve sovrane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›