E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi proteste ne Selanik kunder masave te qeverise

SELANIK-Mijera persona u mblodhen mbremjen e sotme ne Selanik per te protestuar kunder masave te ashpra qe jane ndermarre nga kryeministri Jorgo Papandreu i cili do te mbaje sot nje fjalim per prioritetet e qeverise se tij ne vitin 2011.
Manifestuesit u mblodhen pas thirrjeve te sindikatave kryesore dhe partive te majta me banderola te cilat mbajne slogane si Kriza eshte kapitalizmi qe duhet te paguajme ose Shtetezoni bankat.
Policia njoftoi se me shume se 4000 police jane angazhuar per te garantuar rendin publik pjesa me e madhe e te cileve u fokusua ne zonen e Panairit qe u perurua nga vet kryeministri Papandreu.
Mengjesin e sotem disa qindra shofere kamionesh te sindikates OFAE manifestuan ne rruget e Selanikut duke paralajmeruar nje tjeter greve te pergjithshme kunder projektligjit per liberalizimin e ketij sektori.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›