Piter Feith: Pavaresia e shtet te ri eshte e pakthyeshme
Perfaqesuesi i Bashkimit Evropian ne Kosove, Pieter Feith, ka vleresuar dje se, iniciativa e Serbise qe nga Gjyqi Nderkombetar i Drejtesise te kerkohet mendimi per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves, nuk do te kete ndikim ne misionin e tij ne Kosove. Kjo, sipas tij, pasi pavaresia e Kosoves eshte proces i pakthyeshem. Ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" perfaqesuesi i BE-se ne Kosove ka deklaruar se eshte e drejte e cdo vendi anetar te OKB-se te kerkoje mendimin e Gjyqit Nderkombetar te Drejtesise, mirepo ka shtuar se, ne kete faze, kjo gje nuk i ndihmon Serbise dhe ate per tri arsye. Si arsye te pare, Feith ka thene se kjo nisme nuk i ndihmon aspiratat e Beogradit per t'u afruar ne BE, pasi shumica e shteteve te Bashkimit Evropian tashme e kane njohur Kosoven. Arsye e dyte sipas Feithit eshte se kjo iniciative e Serbise mund te ndikoje negativisht ne rajon, respektivisht ne perpjekjet per stabilizimin e situates. Nderkaq, arsyeja e trete sipas tij eshte se, shikuar ne menyre globale, nje mendim i tille do te mund te conte drejt analogjive dhe krahasimeve te ndryshme me vatrat tjera te krizes, gje qe kundershtohet nga disa vende anetare te OKB-se. Sidoqofte, Feith ka thene se, pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe cfaredo qofte vendimi i Gjyqit, ai vendim, per qeverine e Kosoves dhe shtetet qe e kane njohur Kosoven, nuk do te kete implikime per t'i kthyer te akti i shpalljes se pavaresise. "Behet fjale per mendim keshilledhenes pa efekte obligative. Implikimet praktike jane te kufizuara", ka sqaruar Feith.
Kembengulja
Me nisjen e sesionit te ri te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara, nje rol te rendesishem po i kushtohet dhe kembenguljen per pavaresine e shtetit te ri duke e derguar kete ceshtje ne Gjykaten Nderkombetare.
Kembengulja
Me nisjen e sesionit te ri te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara, nje rol te rendesishem po i kushtohet dhe kembenguljen per pavaresine e shtetit te ri duke e derguar kete ceshtje ne Gjykaten Nderkombetare.