E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomacia ne "sulm", premtohen njohje

Diplomacia kosovare tashme eshte ne ditet e saj me ne forme. Kreret e institucioneve kosovare po ndermarrin takime te shumta ne Nju Jork, per te siguruar keshtu njohje te reja. Malajzia premton njohje te shpejte te Kosoves, nderkohe Egjipti "ne kohe te duhur". Ministri i Jashtem, Skender Hyseni, ka vazhduar serine e takimeve me homologe te tij nga vende te ndryshme te botes, nga te cilet ka kerkuar njohjen e pavaresise se Kosoves dhe mosvotimin nga keto vende te rezolutes serbe per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Ne kuader te ketyre takimeve, Ne Nju Jork, ministri Hyseni eshte takuar me ministrin e Jashtem te Malajzise, Rais Yatim, te cilin e ka njohur me zhvillimet ne shtetin me te ri te Ballkanit, pas shpalljes se pavaresise dhe me procesin e njohjes se shtetesise se Kosoves. Hyseni ka kerkuar nga ministri Yatim qe Malajzia ta njohe Kosoven shtet sovran dhe te pavarur sa me pare qe te jete e mundur dhe te votoje kunder rezolutes serbe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, thuhet ne nje komunikate te Ministrise se Puneve te Jashtme. Ministri i Jashtem i Malajzise, nga ana e tij, ka pergezuar ministrin Hyseni per arritjet e Kosoves dhe e ka inkurajuar ate qe Kosova te vazhdoje rrugen e nisur te konstituimit te demokracise e te mireqenies sociale. Ai po ashtu ka siguruar homologun kosovar se vendi i tij do ta njohe Kosoven shume shpejt dhe do te hape rruge per vendosjen e marredhenieve diplomatike ndermjet dy vendeve. Pjese e axhendes se ministrit Hyseni ne Nju Jork ka qene edhe takimi me ministrin e Jashtem te Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit. Ne nje takim te gjate, ministrat e jashtem te te dy vendeve kane biseduar per situaten politike dhe ate ekonomike ne Kosove e rajon, per procesin e njohjes se Kosoves dhe per rezoluten e iniciuar nga Serbia ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Hyseni ka kerkuar qe Egjipti te njohe pavaresine e Kosoves sa me pare qe te jete e mundur, si dhe te votoje kunder iniciatives serbe ne Gjykaten Nderkombetare. Ai ka ritheksuar se, kjo iniciative nuk sjell dobi as per vete Serbine dhe demton marredheniet ne rajon, sidomos ndermjet Kosoves e Serbise, njofton institucioni i diplomacise kosovare ne Prishtine. Ministri i Jashtem i Egjiptit i ka thene ministrit Hyseni se qeveria e vendit te tij po ndjek me kujdes te gjitha zhvillimet ne Kosove dhe rajon. Ai, po ashtu e ka pergezuar ministrin Hyseni per punen e mire qe institucionet e Kosoves kane bere per avancimin e dukshem te pozites se minoriteteve ne Kosove. Gheit eshte shprehur se vendi i tij do te reagoje ne kohe te duhur lidhur me ceshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves. Ai ka shprehur besimin e palekundur se vendi i Kosoves do te jete ne BE dhe rruge tjeter nuk do te kete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›