E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Nuk e ftoj Tadiçin në KosovëNga RFEPresidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, nuk do të ftohet në mini-samitin e shefave të shteteve të vendeve fqinje të Kosovës, i cili pritet të mbahet në fillim

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sejdiu: Nuk e ftoj Tadiçin në KosovëNga RFEPresidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, nuk do të ftohet në mini-samitin e shefave të shteteve të vendeve fqinje të Kosovës, i cili pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Nuk do ta ftoj në takimin e kolegëve të rajonit. Sigurisht që do të ketë raste të tjera, por nuk do ta ftoj sa për lojë. Si ta ftoj njeriun, i cili me tërë energjinë deklarohet kundër pavarësisë së Kosovës dhe bën gjithçka që ta pengojë njohjen e mëtejme?” - ka thënë Sejdiu.
Ai ka thënë se qëndrimi parimor i institucioneve dhe i udhëheqësve të Kosovës është që të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë.
“Ne jemi të gatshëm që sot, por jo sa për lojë”, - ka deklaruar presidenti kosovar.
Sejdiu ka shprehur bindjen se do të vijë koha kur presidenti i Serbisë do të ftohet të vijë në Kosovë, por edhe presidenti i Kosovës do të ftohet ta vizitojë Serbinë.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të investojmë në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, por kurrë, kurrë dhe, përsëris fuqishëm, kurrë që të bisedohet për temat, të cilat ata duan t’i vënë në axhendën e bisedimeve, siç janë: përsëritja e negociatave apo çështja e statusit të Kosovës”, - ka thënë presidenti Sejdiu.
Duke folur mbi paralajmërimet për mbajtjen e mini-samitit të presidentëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, Sejdiu ka thënë se kjo nismë ka ekzistuar që më parë dhe se nuk ka pasur përcaktim konkret të datës, por ka shtuar se presidentët e këtyre shteteve kanë rënë dakord që samiti të mbahet në Kosovë, në 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›