E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikatat: Protesta masive për gjendjen kritike në të cilën ndodhet vendiNga TemaGjendja e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe masat e pakta të marra nga ana e qeverisë, kanë sjellë edhe reagimin e sindikatave. Këto të fundit kanë paral

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sindikatat: Protesta masive për gjendjen kritike në të cilën ndodhet vendiNga TemaGjendja e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe masat e pakta të marra nga ana e qeverisë, kanë sjellë edhe reagimin e sindikatave. Këto të fundit kanë paralajmëruar protesta masive, me qëllim plotësimin e disa kërkesave, të cilat do të zbusnin varfërinë dhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet një pjesë e popullsisë. Kjo gjë u bë e ditur nga kreu i sindikatave, Fiqiri Xibri, pas një takimi zhvilluar ditën e djeshme mes sindikatave. Këto të fundit kanë kërkuar nga ana e qeverisë plotësimin e një sërë kërkesash. Pjesë e këtyre kërkesave janë shfuqizimi i rritjes së çmimit të energjisë, deri në eliminimin e humbjeve në rrjet, ligji për pensionin e 13-të, shfuqizimi i rritjes në bllok të moshës së pensionit dhe përshkallëzimi i tij sipas profesioneve, miratimi brenda muajve të ardhshëm të kërkesave të minatorëve etj. Në raste mos plotësimi të kërkesave të tyre, sindikatat paralajmërojnë fillimin e protestave masive. “Ne sot diskutuam mbi gjendjen ekonomiko-sociale në vend dhe dolëm me një konkluzion të përbashkët, që qëndrimi ynë i përbashkët do të mbështetet me protesta. Këto kërkesa do ti paraqiten qeverisë që nesër”, - u shpreh Kreu i sindikatave Fiqiri Xibri. Sindikatat kërkojnë nga qeveria edhe përmirësimin e kodit të punës, si dhe krijimin e gjykatave të punës, të cilat do të funksionojnë së bashku me gjykatat administrative. Në rast mos plotësimi të këtyre kërkesave, Xibri u shpreh se që pas datës 15 janar, ata do të dalin në rrugë dhe do të protestojnë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Kërkesa që, sipas përfaqësuesve të sindikatave, janë minimale, pasi nuk kanë si qëllim përmirësimin e jetës së tyre, por vetëm lehtësimin e kushteve të vështira dhe varfërisë në të cilën ndodhet një pjesë e popullsisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›