E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi: Jemi në krizë për likuiditetNga TemaRritja e deficitit buxhetor të vendit në fund të këtij viti me anë të një akti normativ, është kritikuar dje nga grupimi më i rëndësishëm i biznesit prodhues, duke e e cilësuar atë si të pallogaritur mirë.

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Biznesi: Jemi në krizë për likuiditetNga TemaRritja e deficitit buxhetor të vendit në fund të këtij viti me anë të një akti normativ, është kritikuar dje nga grupimi më i rëndësishëm i biznesit prodhues, duke e e cilësuar atë si të pallogaritur mirë. Konfindustria tha dje se rritja e deficitit buxhetor, në një kohë kur biznesi është në vështirësi të mëdha për likuiditet, është një gjë e mirë, por kjo duhet të ishte parashikuar shumë më përpara. Gjithashtu Konfindustria tha se ajo vlerëson se ky akt normativ duhet të shoqërohet me shpjegime publike për cilësinë e shpenzimeve/investimeve buxhetore të deritashme, që kanë qenë ndjeshëm të shtuara në vitin zgjedhor 2009.
Ekonomia shqiptare është në vështirësi të mëdha dhe ndër më të prekshmet është nevoja për likuiditet dhe në këtë drejtim biznesi e kritikon qeverinë që nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar këtë gjendje, por thjesht pak ditë para fundit të vitit rrit deficitin, duke ndihmuar realisht në këtë drejtim, në çlirimin e një sasie parash për ekonominë. “Një veprim më i shpejtë në kohë në drejtim të rritjes së deficitit buxhetor bëhej i nevojshëm parë vështirësitë e shumta për likuiditet me të cilat përballet ekonomia dhe në mënyrë të veçantë industritë shqiptare sidomos në 6 mujorin e dytë të vitit 2009, që përkon me shpenzimet e shkurtuara ndjeshëm gjatë gjysmës së dytë të vitit zgjedhor në vazhdim, në kushtet e krizës globale financiare dhe kufizimeve të thella në kreditim nga sistemi bankar”, tha në një dalje për mediat, Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria.
Në vijim, z.Buxhuku tha se Konfindustria kërkon nga qeveria, që të marrë parasysh se sipas të gjitha parashikimeve të politikave ekonomike, financiare dhe monetare, viti 2010 do të jetë vit relativisht i vështirë për ekonominë shqiptare. “Shenjat e përmirësimit të tregjeve botërore ulen në pasqyrimin e tyre në ekonominë shqiptare parë problemet e shumta ekonomike dhe financiare që po kalon Greqia, partner i rëndësishëm tregtar dhe ekonomik i Shqipërisë”, - vijoi z.Buxhuku.
Në këto kushte, Buxhuku vlerëson se stabiliteti makroekonomik i vendit në tërësi dhe qëndrueshmëria e monedhës kombëtare duhet të kenë rëndësi parësore nga vendimmarrja politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›