Sejdiu: Nuk ka presion ndërkombëtar mbi Prishtinën
Prishtinë (start)-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka cilësuar si komunikime normale bisedimet e Prishtinës me Pesëshen rreth gjashtë pikave të OKB-së dhe shtrirjes së EULEX-it,bisedime të cilat kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në kryeqytetin kosovar. Sejdiu tha se nuk kishte presion ndërkombëtar mbi Prishtinën, për sa i përket pranimit të planit të ri. “Ne s’jemi në presion ndërkombëtar. Ne jemi në komunikime normale të zhvillimit të Kosovës”, tha Sejdiu, i pyetur se “deri në çfarë mase mund ta përballojë Prishtina presionin ndërkombëtar për ta pranuar planin gjashtëpikësh të Ban Ki-Moonit”.
“Për ne është me rëndësi që është një ofertë apo një projekt, të cilin ne e kemi refuzuar si të tillë në elemente substanciale të tij, që janë të papranueshme për Kosovën”, theksoi Sejdiu, ndërsa shtoi se Paketa Ahtisaari, shpallja e pavarësisë, Kushtetuta, ligjet dhe të gjitha zhvillimet rëndësishme të Kosovës janë bërë me bashkësinë ndërkombëtare.
“Dëshira jonë është që EULEX-i të jetë sa më shpejt në Kosovë, absolutisht, dhe në gjithë shtrirjen territoriale të Kosovës”, shtoi Sejdiu.
Presidenti Sejdiu i bëri këto komente duke iu përgjigjur interesimit të madh të medias pas pjesëmarrjes në një prezantim të një programi për të rinj, organizuar nga UNDP-ja, sot në Prishtinë.